Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur në lidhje me protestën e zhvilluar prej disa ditësh para Kryeministrisë të organizuar nga kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj.
Gjatë fjalës së tij në një lidhje live me qytetarët përmes rrjeteve sociale, teksa ka shprehur mbështetjen e tij, Berisha e ka cilësuar protestën të drejtë.
Po ashtu, kreu i PD, ka thënë se Lapaj nuk është i përjashtuar nga koalicioni opozitar, teksa e ftoi që të organizojnë aksionin sëbashku.
“Lapaj nuk përjashtohet dhe unë e përshëndes atë dhe e kam përshëndetur, edhe gjestin e tij, edhe aktin e tij dhe protestën e tij të drejtë”, tha Berisha.
Gjithashtu Berisha bëri thirrje për protesta kombëtare më 22 dhjetor deri në krijimin e një qeverie teknike.