Kiara ‘rikthehet’ në Big Brother VIP?

Numërimi mbrapsht ka filluar! Tashmë gjithçka është gati për startin e madh të fenomenit televiziv që mban mbërthyer shqiptarët.
Burime pranë produksionit konfirmojnë se Kiara Tito do të jetë zyrtarisht prezantuesja e re e “Big Brother Fan Club”, duke shënuar një rikthim të bujshëm në formatin që i ndryshoi jetën.

Për Kiarën, ky pozicion vjen si një kurorëzim i natyrshëm i një rrugëtimi televiziv mbresëlënës.

Pas eksperiencës së saj brenda shtëpisë së famshme – ku ajo spikati si një nga banoret më të pëlqyera, më të dashura dhe më protagoniste – karriera e saj njohu vetëm ngjitje.
Ajo periudhë, e cila shënoi një kthesë rrënjësore në jetën e saj, ia rihapi dyert e mëdha të televizionit.

LEXO EDHE: Studimi i ri: Kafeja e mëngjesit rrit forcën fizike dhe përmirëson performancën gjatë ditës – efekti është më i madh tek meshkujt”

Menjëherë pas daljes, Kiara u besua me drejtimin e “Dancing With The Stars Fan Club”, dhe më pas bëri hapin e madh drejt “Prime Time”.
Ajo aktualisht shkëlqen çdo javë si prezantuese e spektaklit të humorit “Portokalli”, një rol që vazhdon ta mbajë me sukses, duke u konfirmuar si një nga figurat më të rëndësishme të Top Channel.

Fansat nuk do të presin më gjatë. Dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të ndizen me datë 20 Dhjetor.
Spektakli “Big Brother VIP Albania 5” premton të nisë fuqishëm që në natën e parë, me një kast personazhesh që pritet të bëjnë zhurmë.
Ndërkohë, analiza e lojës, debateve dhe dinamikave nën drejtimin e Kiarës do të nisë pak më vonë.

Emisioni “Big Brother Fan Club” do të startojë transmetimin një javë pas nisjes së spektaklit, për të komentuar gjithçka që do të ketë ndodhur gjatë 7 ditëve të para të bashkëjetesës.

Me Kiarën në timon dhe një sezon që nis prag festash, ky edicion i pestë pritet të jetë zjarrtë.

Related Posts

Befason Bia: Elijona është ‘fake’, 100%

Çfarë ndodh kur një ish-konkurrente e Big Brother VIP Kosova hedh akuza të forta ndaj një prej banorëve? Bia Khalifa, e njohur për komentet e saj të…

Eskalon situata në Big Brother – Limi shpërthen ndaj Albës: E pamoralshme, mashtruese e me gjitha t’kqijat!

Lim Hoti është përfshirë në një debat të ashpër me ish-partneren e tij, Alba Pollozhanin, duke shkaktuar një situatë të tensionuar që ka lënë të gjithë të…

Alba “çmend” Limin me shikime: Nuk do të të dal nga mendja kurrë! (Video)

Alba po e “çmend” Lim-in me shikime provokuese, duke i thënë se nuk do t’i dalë kurrë nga mendja. Ky moment intrigues ka tërhequr vëmendjen e të…

Limi shokon me deklaraten ndaj Albës: Nuk flet me prindërit, mashtruese – ta kam dhënë vizën

Debati mes Albës dhe Limit ka marrë një kthesë të papritur, duke u shndërruar në një përplasje të ashpër ku akuzat fluturojnë nga të dy anët. Çfarë…

Dukja e Albës për videoklip e bën xheloze Dolcen?

A është xheloze Dolca për dukjen e Albës në videoklipin e saj të fundit? Kjo është një pyetje që po qarkullon në mediat sociale, pas publikimit të…

‘Çfarë do dëgjoni, do të habitet e gjithë bota’, Limi lëshon deklaratën e fortë

Limi ka bërë së fundmi një deklaratë tejet befasuese, e cila ka habitur dhe ka ngritur dyshime te të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Ndonëse ai…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *