Kryeparlamentari Niko Peleshi ka përjashtuar nga punimet e seancës së sotme dy deputetët demokratë Klevis Balliu dhe Flamur Noka pas kaosit të shkaktuar në Kuvend.
Teksa seanca po hedh në votim pa diskutim projektligjet dhe projektvendimet e përfshira në rendin e ditës, deputetët e opozitës janë mbledhur në karriget e ministrave të qeverisë, duke u përplasur me Gardën.