“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

Nëpërmjet një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama është “kthyer” 35 vite pas duke kujtuar fillimet e tij të angazhimin publik.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama dhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu treguan momentet e para kur nisën të vrisnin fikën dhe të besonin se sistemi komunist po shkatërrohej.

Rama tha se ka pasur pak a shumë të njëjtën histori edhe vetë, ndërsa tregoi dhe një episod dhune nga Sigurimi i asaj kohe.

“Kur po ngjitesha në fakultet mëngjesin e 9 dhjetorit dhe demonstrata po vinte drejt meje dhe mes grupit të studentëve dhe meje zbritën forcat speciale, vetëm hedhja e tyre nga kamionët më bëri të më lëkundeshin gjunjët. Mu deshën 10 minuta të shmangesha, por kur u ktheva te studentët jo vetëm që nuk ekzistonte frika, por më dukej një gjë që ishte shumë larg”, tha Fevziu duke rrëfyer një histori personale.

Blendi Fevziu: Qarkullonte se ty Sigurimi të mori të qethi flokët…

Edi Rama: Më tërhoqën për flokësh, më vinin nga mbrapa i kisha dhe flokët më të gjata. Nuk kam pasur asnjë moment asnjë ndjesi tjetër. Edhe tallesha gjithë kohës. Momenti kur e kam ndjerë një gjë të ngjashme me këtë që the ishte ekzaktësisht atë ditë, këtu. Kur u bë gjëja e madhe, dhe pastaj doli edhe Kasëm Trebeshina e shpërtheu fare. Pastaj unë isha aty ulur dhe fillova të mendoj që do dilja jashtë. Ishte 11 janar, ishte një e diel, i ftohtë i madh dhe rreth e rrotull ishin makinat e policisë. Fillova të mendoj. kjo do mbarojë, këta do ikim, ne do ikim, këtu televizor, gjë s’ka. E censuroi RD-ja atë. Më lindi ideja, thashë, pse mos t’i them unë këtyre që hajde firmosni një peticion këtu, që të lënë firmën një numër njerëzish dhe t’ia lemë këtu Ramiz Alisë. Edhe dola edhe thashë do ishte mirë që kjo punë të mos ishte thjesht të jetë këtu. Filloi u shkrua ajo që të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politikë. Dy pika kishte. Aty pashë që një pjesë firmosën, një pjesë filluan të ikin. Kur u firmos salla ishte përgjysmë.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *