Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim.

Komentet Salianji i bëri gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar me qytetarët në Durrës, teksa shtoi se lëvizja ka si qëllim ripërtëritjen e PD dhe kthimin e saj në një alternativë qeverisëse.

Po ashtu Salianji tha se ndryshimi që të gjithë presin do të nisë nga ‘kjo sallë’, e cila sipas tij është e mbushur me energji të pashtershme, por që shumë prej tyre nuk u jepet mundësia.

“Ky është një moment i rëndësishëm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD. Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbim nuk keni kërkuar asgjë.

Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhen zbukuruar dhe as nuk duhen relativizur. Këto thirrje janë dhimbje që duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësinë e çdo politikani në PD, i votuar apo i pa votuar.

Personalisht e kam ndjerë këtë thirrje dhe besoj se përgjigja jonë duhet të jetë e qartë. PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin. Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di”, tha mes të tjerash Salianji.

Related Posts

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Ish-banorja nxjerr fotot e Brikenës: Kjo “vajza e mirë” ia merte…

Brikena Selmani, ish-Miss Kosova dhe një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania 5”, është vënë në shënjestër të sulmeve nga jashtë shtëpisë. Këtë…

Është lojë?, pas primes Limi dhe Alba shihen në përqafimin e njëri-tjetrit

Emocionet e forta që karakterizuan spektaklin “Prime” të natës së mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova nuk u shuan me mbylljen e dritave të studios. Përkundrazi, ato…

Çka ndodhi mes Endrit dhe Benitës pas “Prime”-it? Lëvizjet në rrjetet sociale të dyshes ngrenë dyshime

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio…

“Niveli jot, këmbët përpjetë”- Keijsi nuk përmbahet ndaj Brikenës

Një moment që dukej krejt i pafajshëm në oborrin e shtëpisë, ku banorët po shijonin disa akullore, është shndërruar papritur në një arenë sherri mes Brikenës dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *