U përjashtua për 30 ditë nga Kuvendi, Flamur Noka: Nuk e njoh vendimin

Deputeti i PD, Flamur Noka, tha se deputetët e përjashtuar të opozitës nuk e njohin vendimin e marrë nga Sekretariati i Etikës për përjashtimin e tyre për një muaj nga punimet e Kuvendit.

“Gysi urdhëron. Dhe ne e dimë, flet me Kapon ai. Ndan edhe urdhrat se kush do të dënohet dhe sa do të dënohet.

E patë si shkojnë në rresht tek ai dhe marrin urdhra. Për ne nuk ka shqetësim, por ne kemi për detyrë që t’u themi shqiptarëve si është”, tha Noka për mediat.

“Detyra jonë është t’u hapim shqiptarëve një qeveri teknike, me njerëz të ndershëm që punojnë për qytetarët dhe jo që i vjedhin ata. Ne zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën, por masat dhe propozimet e Gysit ne nuk i njohim”, vijoi ai.

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar për 30 ditë nga punimet e Kuvendit, pas skenave kaotike në seancën e fundit.

PS kishte kërkuar përjashtimin e 29 deputetëve, por Komisioni i Etikës përfundimisht ka përjashtuar vetëm gjashtë, ndërsa për të tjerët është dhënë masa tërheqje vëmendje.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *