Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Do të më

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashjkë”, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, shpejgoi se pse partia që ai drejton nuk iu bashkua protestës së PD-së dhe aleatëve të saj sonte te kryeministria. Ai tha se nëse do të ishte në krah të Berishës, do të shkelte mbi parimet e tij dhe të forcës së tij politike.

“Unë nuk i dëgjoj fare me thënë të drejtat, thirrjet e faktorëve të vjetër politikë dhe të kompromentuar. Nuk bie dakord që po të ishim edhe ne sot me Sali Berishën, do të kishte më shumë njerëz në shesh. Se sikur unë të çmendesha edhe të ndaja të njëjtën tribunë apo të njëjtin shesh me Sali Berishën, mua nuk do më vinte asnjëri, as nga mbrapa, as në krahë.

Të gjithë mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” do të më konsideronin tradhtar të të gjitha parimeve që unë kam mbajtur deri tani në politikë, që është lufta e pakompromis ndaj çdo faktori të korruptuar e destruktiv të shoqërisë shqiptare kundër gjithë atyre që i shërbejnë oligarkisë ekonomike.

Tani sot Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, madje ka edhe më shumë arsye për të protestuar se ç’ka njerëz nëpër protesta. Ka korrupsion, ka kapje të shtetit, ka kriminalizim të gjithanshëm të institucioneve publike.

Ky rasti i fundit i AKSHI tregon diçka që është vërtetë çmëritëse, ku arrin puna deri në rrëmbim personi. Atë biznesmenin, po të mos e pranonte që të tërhiqej nga tenderi, atë të shkretin kushedi do e gjenim copa-copa ne sot, se rrëmbimi është për të të bindur të bësh diçka përndryshe, do të ekzekutojë në mënyrë krejt mafioze.

Pak më parë po dëgjoja një prokuror të antimafias italiane, Nikola Grateri, i famshëm, i cili kur fliste për mafian shqiptare thoshte që është e dyta në Evropë mbas Ndragetas. Sepse, thoshte Grateri, vjen nga një shtet ekstremisht i korruptuar, ku pastrohen paratë në përmasa të jashtëzakonshme. Shtet ekstremisht i korruptuar, pastrim shumë i madh parash. Sjell që mafia shqiptare sot të jetë shumë e fortë, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Evropë.

Pjesë e kësaj mafias, pjesë e këtij sistemi të kompromentuar. Mafiozë, oligarkë, sigurisht, është qeveria në radhë të parë dhe Edi Rama si kryesues i saj. Siç iu thashë, Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, ka arsye për t’u marrë me efektet e korrupsionit. Pensionistët nuk blejnë dot një shishe kos, ndërkohë që ai zotëria Agasi harxhonte tre milionë euro vetëm verë nga paratë të cilat janë bërë brenda ditës përmes aferave korruptive dhe ku përgjegjës janë të gjitha hallkat e shtetit. Pse nuk bashkohen partitë e opozitës?
Politika për mua në radhë të parë është alternativë morale. Në Shqipëri është mbrapsht. Besoj që në emër të këtij morali ne kemi për t’ia dalë. Nëse mbetemi mes Ramës dhe Berishës nuk kemi për t’ia dalë. Besoj se Lëvizja Bashkë është katalizatori. Politika në radhë të parë duhet të jetë parimore.”- tha Qori, ndër të tjera.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *