Berisha paralajmëron protesta afatgjatë: Do jemi në bulevard deri në rrëzimin e Qeverisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë afatgjatë kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës për mediat, ai  deklaroi se bulevardi dhe sheshi do të jenë të qytetarëve “jo për një, dy apo tre ditë, por aq kohë sa duhet për ta larguar qeverinë”.

“Ndaj dhe sot shpresë e vetme, fjalë e vetme është fjala e qytetarëve.

Dhe unë i garantoj qytetarët me besimin më të madh se me revoltën e tyre, me revoltën e popullit opozitar, Edi Rama do ia mbathë siç ia ka mbathur çdo diktator tjetër.

I garantoj se edhe prapa diellit po të shkojë, do ta sjellim para gjykatës në Shqipëri.

Pra, sot për largimin e tij nuk kërkohet asgjë tjetër përveç guximit, vendosmërisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptarë në një protestë të qëndrueshme gjer në largimin e tij.

Prova u bë, revolta u dëshmua. Por kjo duhet të jetë e qëndrueshme. Bulevardi duhet të jetë i qytetarëve. Sheshi duhet të jetë i qytetarëve.

Jo një ditë, dy apo tre, por aq kohë sa duhet për ta larguar.

Ndaj dhe ne do punojmë fort,opozita do punojë fort për të bindur qytetarë të gatshëm për sakrifica në një revoltë paqësore për të larguar nga skena regjimin më të urryer, më armiqësor, që ata kanë pasur pas Enver Hoxhës që ata kanë pasur në histori”, u shpreh ai.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *