Alimehmeti: Qeveria nuk bie me një protestë, por …

Qeveria s’mund të bjerë më një protestë, është diçka që nuk ka ndodhur në 35 vite. Kështu ka deklaruar anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, teksa ka komentuar protestën kombëtare të PD të zhvilluar pak ditë më parë.

Alimehmeti u shpreh në emisionin ‘Frontline Interview’ se ndryshimi politik është një proces i gjatë dhe nuk realizohet brenda një dite.

‘Nëse dikush pret që qeveria të bjerë më një protestë kjo është diçka që nuk ka ndodhur në 35 vite. Ky është një proces nuk do të bëhet çdo gjë në një ditë, do të kalojnë edhe ditë të tjera.

Mesazhet ishin të qarta në atë protestë. Po të shohësh ka protesta masive në Serbi dhe qeveria është akoma aty nuk e realizojnë dot vetëm protestat, por duhet që të kombinohet edhe me objektivat e partnerëve strategjikë. Në Bullgari u rrëzua qeveria’, tha ai.

Alimehmeti shtoi se partia ndodhej në një gjendje përgjumjeje dhe kishte nevojë për një zgjim politik.

‘Unë kam qenë që në 2023 ku jam shprehur hapur që ne na duhet një pajtim kombëtar në opozitë, faktorët që duan të kontribuojnë kundër PS, pra për të rrëzuar Ramën. Mund të kemi mendime të ndryshme por objektivin e kemi të njëjtë.

Mendoj se mund të kishte një mbledhje kryesie për ta bërë këtë s’kishte pse të ishte diskutim në publik. Po ne kishim një situatë përgjumje në PD dhe kishte nevojë për një zgjim. Në radhë të parë u bë zbritja në bazë, duhej që të bëhej analiza zgjedhore dhe kjo u arrit sepse tashmë janë ngritur grupet e punës.

Ishte e nevojshme që të mblidhej Këshilli Kombëtare dhe u bë, ishte e nevojshme që të bëhej një protestë e kombëtare dhe u bë, pra zgjimi u arrit. Tani ka nevojë që të shkojë drejt alternativës qeverisëse’, tha ai.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *