Qeveria Rama ka vendosur që dita e premte, 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike.
Përmes një vendimi të marrë këtë të mërkurë, qeveria ka caktuar këtë datë si ditë pushimi, për shkak se vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes.
Duke qenë se Administrata më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare do të jetë pushim, atëhere është vendosur që dhe dita pasuese e Krishtlindjeve të jetë pushim punonjesit e administrates publike.
Në këtë mënyrë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë rresht pushimi dhe fundjava, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën.