“Veliajt iu shkelën të drejtat”, raporti i Avokatit të Popullit

Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ju prek privatësia mjekësore nga policia e burgjeve.

Ky është përfundimi i Avokatit të Popullit në përfundim të verifikimeve që morën shkas nga  shqetësimet e kryebashkiakut të Tiranës i cili gjatë ekzaminimeve mjekësore nuk u la vetëm me mjekët, por gjatë kolonoskopisë qëndroi edhe një efektiv i burgjeve.

Pas vizitës urgjente mjekësore të 31 korrikut, kryebashkiaku njoftoi Avokatin e Popullit për shkelje të dinjitetit. Avokati i Popullit thotë në raportin që TCH e disponon, se komisionerët pyetën mjekët që e ekzaminuan kryebashkiakun dhe ata kanë pohuar se Erion Veliaj e kishte kundërshtuar praninë e policisë gjatë kolonoskopisë.

“U kam kërkuar punonjësve të presin jashtë”, pohon mjeku, “por ata nuk kanë pranuar duke thënë se e kanë për detyrë të zbatojnë rregullat e sigurisë të miratuara në këto raste”.

Nga këqyrja e ambientit të dhomës, përshkruan komisioneri, rezulton se vendi ku u krye ekzaminimi i kryebashkiakut ishte i hapur dhe i pandarë, ku mundësia për të shmangur shikimin dhe dëgjimin se çfarë po ndodhte në dhomë ishte e pashmangshme.

Sakaq në pyetjet e drejtuara Drejtorisë së Burgjeve, konfirmohet se Veliaj vlerësohej nga autoritetet, gati një muaj pas arrestimit, si një i burgosur me risk standard, pra jo i rrezikshmërisë së lartë, dhe për këtë arsye dilet në përfundimit se prezenca e policisë gjatë vizitës mjekësore ishte e panevojshme.

Por në katër shkresa të përcjellja nga Burgjet, i shpjegohet Avokatit të Popullit se prezenca e policisë duke shkelur raportin pacient mjek, në rastin Veliaj u ndoq duke zbatuar një urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve që i përket 21 janarit 2019, ndaj Avokati i Popullit kërkon ndryshime sa më të shpejta.

Ky rekomandim prek urdhrin e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve.

Nisur nga rasti Veliaj avokati i Popullit deklaron se prania e policisë gjatë vizitave mjekësore që duhet të mbeten konfidenciale, duhet të lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme sigurie dhe rekomandon se urdhri i 2019 duhet të ndryshojë dhe të përmbushen standardet ndërkombëtare për respektimin e dinjitetit.

Kjo është fitorja e dytë e Veliajt pas asaj që mori nga Kushtetuesja që e ktheu në detyrën e kryetarit të bashkisë Tiranë.

Si një i akuzuar nga SPAK për korrupsion, Veliaj i është drejtuar sërish Gjykatës me kërkesën për shpalljen si jo të ligjshëm të masës arrest në burg.

Megjithatë gjykata Kushtetuese nuk e ka caktuar ende datën se kur do ta shqyrtojë këtë kërkesë.

Gjykimi paraprak ndaj 30 të pandehurve, mes tyre Veliaj, është shtyrë në 5 janar, pas kërkesave të vazhdueshme të funksionarit për t’i vendosur në dispozicion fashikujt e hetimit./TCH

Related Posts

“Iu tregoj lajmin e mirë për Shqiptarët!”/ Balla ultimatum PD-së: Nëse javës tjetër…

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca do të vijojë punën pavarësisht qëndrimit të opozitës. Balla u ndal edhe te ftesa e Trump…

“Ulni qepenin!”/ Rama lëshon ultimatumin e fortë: Çfarë po na kërkon BE-ja…

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish mbi sigurinë ushqimore, ku tha se Shqipëria po përballet me një fazë tranzitore 5-vjeçare për të qenë në linjë me standardet…

Zbulohet LETRA/ Rama i përgjigjet Trumpit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dërguar Shqipërisë si përfaqësues, për të qenë pjesë e…

Zbulohet LETRA/ Rama i përgjigjet Trumpit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dërguar Shqipërisë si përfaqësues, për të qenë pjesë e…

The man called for help because he was in distress. Officers arrived, but instead of assisting, they treated him like a suspect. He tried to explain his situation, but no one listened. The tone shifted immediately. The officers ordered him to

The man called for help because he was in distress. Officers arrived, but instead of assisting, they treated him like a suspect. He tried to explain his…

John Dillinger’s Death: How ‘Public Enemy No. 1’ Was Killed In A Hail Of Bullets

After a year of robbing banks, John Dillinger died on July 22, 1934, when federal agents shot and killed him as he left a movie in Chicago,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *