Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në Siberi

11 vite më parë, në Siberinë verilindore u zbulua krateri i parë gjigant, i shkaktuar nga një shpërthim i fuqishëm nën sipërfaqe. Që atëherë janë identifikuar 8 deri në 17 kraterë të ngjashëm, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për shkencëtarët.

Fillimisht, shkaku i këtyre shpërthimeve mbeti mister. Megjithatë, hulumtimet i lidhën ato me ngrohjen globale dhe shkrirjen shtresës së ngrirë të tokës. Shkrirja krijon xhepa me metan që, nën presion, mund të shpërthejnë.

Por dilema ishte pse fenomeni shfaqej kryesisht në gadishujt Jamall dhe Gida të Siberisë dhe jo në pjesë të tjera të Arktikut.

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në

Një studim i ri i publikuar në Science of the Total Environment, i udhëhequr nga Helge Hellevang, profesor në Universitetin e Oslos, jep përgjigje. Sipas modelimeve kompjuterike, në këto rajone përmafrost-i është më i dobësuar për shkak të çarjeve të krijuara nga aktiviteti tektonik, të cilat lejojnë gazin të ngjitet drejt sipërfaqes. Kur shkrirja e akullit formon liqene të cekëta, shtresa mbrojtëse dobësohet dhe presioni i metanit çon në shpërthime.

Shkencëtarët paralajmërojnë se me rritjen e temperaturave, numri i kraterëve mund të shtohet ndjeshëm. Kraterët shpesh shndërrohen në liqene, duke e bërë të vështirë studimin e tyre.

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në

Ekspertët besojnë se shpërthime të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por nuk janë dokumentuar për shkak të mungesës së vëzhgimeve në këtë zonë të thellë e të rrallë.

Studiuesit theksojnë se fenomeni mbetet ende i nënvlerësuar dhe i panjohur në thellësi.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *