Ervin Salianji vijon ta sfidojë Sali Berishën i cili ka sulmuar “kryengritjen” e ish-deputetit demokrat me të pakënaqurit brenda kampit blu.
Ditën e shtunë, ish-deputeti Ervin Salianji do të jetë në Shkodër për t’u takuar me demokratët e kryeqendrës së veriut. Takimi do të zhvillohet në hotel “Rozafa” në orën 18:00, ndersa më herët Salianji ka qenë edhe me demokratët në Elbasan
Pas takimit në Elbasan ku salla ishte plot e përplot, Salianji vazhdon të marrë një vëmendjen dhe mështetje akoma edhe më të gjerë nga demokratët që kërkojnë largimin e Sali Berishës prej Partisë Demokratike.
Kujtojmë që Sali Berisha nuk pranon kritikat dhe mendimin ndryshe dhe ka deklaruar se Salianji ka shkelur “vijën e kuqe” duke u vetëpërjashtuar nga PD.