Pollo: Lëvizja e Salianjit në moment të papërshtatshëm, por…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Genc Pollo, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda opozitës, duke e cilësuar lëvizjen e Ervin Salianjit si të pakoordinuar dhe të bërë në një moment të papërshtatshëm.

“Nuk është ende krejt e qartë pse duhet pritur raporti i OSBE-së për zgjedhjet që të fillonte ajo që ne e quajmë analizë, apo që mund të ishte dhe një dialog pa e zyrtarizuar si analizë. Në këtë sens e shikoj që jo vetëm Salianji që shkon në mënyrë të pakoordinuar, por kushdo që ngre një shqetësim, ngre një problem, bën edhe një kritikë. Fatkeqësisht qëlloi në një moment shumë të papërshtatshëm, sepse veprimet e fundit nga SPAK, janë një moment për të ndezur ndërgjegjen e shoqërisë, që këtu gjërat jo vetëm nuk po shkojnë mirë, por po shkojnë aq keq, saqë nuk mund të rrimë duarkryq në shtëpitë tona”, tha Pollo në A2 CNN.

Pollo theksoi se, megjithëse koha nuk ishte e zgjedhur mirë, debati i hapur dhe dinamizmi brenda Partisë Demokratike janë të domosdoshëm.“Momenti ishte jo i zgjedhur mirë, por fakti që duhet një dinamizëm dhe një debat më i hapur edhe brenda partisë. Por nuk u diskutua për zgjedhjet, për analizën e partisë. Është një proces që pritet të nisë nga janari dhe në vijim, por nuk pati moment për diskutim. U la për mbledhjen tjetër”.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *