Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, theksoi se nga viti i ardhshëm, çdo biznes duhet të duhet që të ofrojë pagesa elektronike për qytetarët.
“Kemi hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe janë vendosur disa limite, por ajo që dua ta theksoj shumë fort është që deri në qershor, çdo biznes që operon në turizëm dhe transport, duhet të garantojnë me patjetër format alternativa të pagesave me qytetarët.
Jo vetëm cash por edhe mjetet për të bërë pagesa elektronike. Brenda vitit që vjen çdo biznes duhet të garantojë formën alternative të pagesës që kushdo qoftë të paguajë me kartë apo forma të tjera të pagesës elektronike.”
Rama gjithashtu paralajmëroi se nga shtatori 2026 do të mundësohet transporti për shkollat. Rama tha se transporti për nxënësit dhe mësuesit do të bëhet me mjete ‘Made in Albania’.
“Më vjen mirë që kemi bërë hapa të rëndësishëm këtë vit në arsim. Duke nisur nga fuqizimi I sistemit të teknologjisë në dispozicion të nxënësve. Ka shkuar në 350 numri laboratorëve inteligjentë. Do punohet për të patur 1000 brenda vitit 2027. Që do të sjellë një bazë shumë ndihmëse dhe domethënëse për të gjithë fëmijët dhe nxënësit. Ndërkohë ka vijuar ndërtimi infrastrukturës arsimore.
Ka nisur projekti i transportit, besojmë se duke nisur nga sezoni i ardhshëm arsimor do të futen në të gjithë sistemin. Është nënshkruar marrëveshja për smart city. Projekti francez në Korçë, ka avancuar pozitivisht është bërë gati struktura dhe është përfunduar edhe projekti i zbatimit të ndërtesës. Ndërkohë është dyfishuar numri i oficerëve të sigurisë në shkolla. 839 është numri I punonjësve sociale, mekanizëm për komunikim të drejtpërdrejtë mësues nxënës.
Ka nisur rishikimi i kurikulave. Klasat I, VI dhe X nisin me kurikul të re vitin e ardhëm. Në arsimin e lartë janë bërë investime që vijojnë. Ka përfunduar faza e parë për studiot që do marrin pjesë në konkursin për universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, janë 40 kompani që kanë shprehur interes. Vijon transformimi i Bujqësorit në Tiranë, për diploma te njehsuara me Universitetin e Bokut. Janë 252 projekte, ku numrin më të madh e ka Universiteti i Tiranës”, tha Rama.