A do krijoje nje parti te re? Salianji: Unë …

Ish-deputeti Ervin Salianji sqaroi lëvizjen e tij të re brenda Partisë Demokratike pas takimit me strukturat e kësaj partie në Durrës të mërkurën.

ervin salianji

Salianji theksoi në emisionin “Opinion” se nuk synon të krijojë një parti të re, pasi është pjesë e PD-së dhe nuk mendon largimin  nga aty.

Ai argumenton se duhet të dëgjohen qytetarët tani dhe jo ai apo Berisha.

Sakaq, sqaron edhe se në vitin 2021 në kohën e kryetari Basha u largua nga lista, por e fitoi vendin pasi arriti të mbledhë njerëz.

Ervin Salianji: Ne jemi PD, unë personalisht nuk largohem në asnjë moment. Ne krijojmë hapësirat. Nuk kam marrë asgjë qyl. Kam pasur të njëjtën problematik. Ngaqë flisja hapur në 2021 më hoqën nga listat. Shkova mblodha njerëzit në Korçë, hyra prapë në lista. Shkova mblodha atje 1000 njerëz edhe thanë ky është deputeti. U zgjodha nga interesi i qytetarëve dhe vota, nuk zgjidhet nga qejfi. A kam folur dhe po flas në strukturë. A nuk po bëhen ato që mendoj unë. Nuk kanë rëndësi emrat fare, qëndrojnë apo nuk qëndrojnë.

I kam bërë në çdo strukturë. Ke parë ti që të flasim të gjithë edhe në Këshill Kombëtar edhe gjithë tjerët. Këtu problemi qenka ky, që ti fol jashtë strukture po je i lejuar të flasësh atë që duam ne. Po jo më zotëri se flas atë që mendoj unë. Si qenka kjo? Dhe na gjykojnë njerëzit, po qe se ka njerëz që ka demokrat që nuk janë këto që kemi diskutuar hajde merremi me çështjet, jo me njerëzit. Po u more me njerëzit do jetë problemi se cilido do thotë pse Blendi, jo Ervini, pse Arjani jo Arusha?

Nuk më pengon asgjë të komunikoj me Berishën. Këtu ka një element, kam këtë mëndim mund të ketë mendim tjetër. Këtu e shohim me njerëzit, ti dëgjojmë dhe njerëzit, ça mendojnë. Ku ndalohet në statut të takosh demokratët. Ndalohet në ndonjë vend. PD si forcë që duhet të sjellë ndryshimin. Duhet të ketë shqetësim dhe takojnë njerëz apo ata që rrinë? PD nga kjo lëvizje ka dalë nga zona e rehatisë. Dhe po flitet për PD. duke qenë se Rama ka vënë në kontroll çdo institucion. Shyqyr që ka një ngjarje që ta përmirësojmë. Ne do jemi këtu, do vijmë prapë.

Related Posts

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

Izraeli goditi dhjetëra objektivë ushtarakë rreth Teheranit, në valën e 10-të të sulmeve kundër Republikës Islamike. Shpërthime të reja pati në kryeqytet, ku u vu në shënjestër…

Merr fund beteja! Basha DORËZOHET përfundimisht, sapo i jep Sali Berishës edhe…

Beteja disa vjeçare mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike ka përfunduar me heqjen dorë nga ish-kryetari i PD-së nga mbajtja e të…

Berisha: Edi Rama të japë dorëheqjen! Rrezikon 60 vite burg…

Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se ai qëndron në pushtet…

LAJM I KEQ/ Çfarë pritet me ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Nafta do të…

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme pritet që brenda 3–4 ditëve të reflektohet në tregun vendas, me shtrenjtim prej…

Kuvendi voton kundër arrestimit të Ballukut? Bardhi paralajmëron skenarin e frikshëm

Gazment Bardhi paralajmëron protestë përpara Parlamentit ditën kur ligjvënësit do të shqyrtojnë heqjen ose jo të imunitetit të Belinda Ballukut. Bardhi paralajmëroi se në rast se Kuvendi…

“Merrni masa urgjente!”/ Deputeti Erion Braçe thirrje për reagim të menjëhershëm: Duan të…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit për rritjen e çmimit të naftës në vend për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *