Krizë në raportet Rama-Erdogan?

Edhe pse Rama e konsideron si vëlla, kur vjen puna te paratë Recep Tayyip Erdoğan, nuk të fal. Teksa në korridoret e politikës po flitet se ka pasur një krisje mes Tiranës dhe Turqisë pas marrëveshjes me Izraelin për armët, autoritetet turke i janë kthyer një debati të vjetër.

Sipas mediave turke, Shqipëria i ka ende borxh Turqisë pagesën për energjinë elektrike të blerë në vitin 1990. Sipas të dhënave zyrtare, pavarësisht kalimit të 35 viteve dhe marrëdhënieve të afërta mes dy qeverive, borxhi nuk është shlyer dhe mbetet aktiv në llogaritë e shtetit turk.

Sipas dokumenteve të përfshira në raportin e Kontrollit të Lartë të Llogarive të Turqisë (Sayıştay), përgjegjësia për këtë borxh është transferuar në mënyrë të përsëritur mes katër institucioneve energjetike shtetërore, për shkak të ristrukturimeve të vazhdueshme të sistemit energjetik turk. Fillimisht, pagesa duhej të bëhej ndaj Entit të Elektrikut të Turqisë (TEK), më pas ndaj TEAŞ, më vonë ndaj TETAŞ dhe që prej vitit 2018, përgjegjësia ndodhet në llogaritë e EÜAŞ, kompania shtetërore aktuale për prodhimin dhe tregtinë e energjisë.

Që në vitin 2007, Ministria e Jashtme e Turqisë ka kërkuar që borxhi të mund të paguhej me këste, dhe janë kryer disa përpjekje për zgjidhje diplomatike në vitet 2017, 2018 dhe 2020 përmes Ambasadës Turke në Tiranë. Por, sipas dokumenteve të brendshme të Ankarasë, nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare nga autoritetet shqiptare, pavarësisht se është dorëzuar edhe një notë verbale diplomatike.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Shqipëri-Turqi më 20 shkurt 2024, çështja e borxhit u kërkua të përfshihej sërish në axhendë nga Ministria e Jashtme e Turqisë. Së fundmi, më 29 prill 2025, EÜAŞ i është drejtuar sërish Ministrisë së Energjisë për të ditur nëse ka zhvillime, por përgjigjja zyrtare mbetet e njëjtë: “Procesi është duke u ndjekur”.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Turqi rekomandon që të intensifikohen përpjekjet për të arkëtuar këtë borxh historik nga Shqipëria, duke theksuar se çështja duhet të zgjidhet përfundimisht.

Kjo situatë vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Ankarasë përfaqësohen si “të shkëlqyera” në nivel politik, veçanërisht pas afrimit personal mes Presidentit Erdoğan dhe Kryeministrit Edi Rama. Por ky rast tregon se, miqësia politike nuk e ka zhbërë interesin ekonomik të Turqisë për detyrimet e saj të pambyllura ndaj Shqipërisë. Po ashtu rrit dyshimet se ka pasur krisje kohët e fundit në raportet Rama-Erdogan. /Pamfleti

Related Posts

The man called for help because he was in distress. Officers arrived, but instead of assisting, they treated him like a suspect. He tried to explain his situation, but no one listened. The tone shifted immediately. The officers ordered him to

The man called for help because he was in distress. Officers arrived, but instead of assisting, they treated him like a suspect. He tried to explain his…

John Dillinger’s Death: How ‘Public Enemy No. 1’ Was Killed In A Hail Of Bullets

After a year of robbing banks, John Dillinger died on July 22, 1934, when federal agents shot and killed him as he left a movie in Chicago,…

Balla i drejtohet opozitës: Kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën, ejani në

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj, pavarësisht veprimeve të opozitës. Balla i…

Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të

Në intervistën e saj për emisionin “Aromë gruaje” në RTSH, Linda Rama ka bërë një skaner të hollësishëm të jetës publike në Shqipëri, duke analizuar raportin delikat…

Balla: Opozita s’mund të bllokojë reformat! Të zbatojmë

Në Konferencën e Kryetarëve, mbledhur ditën e sotme, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu drejtua opozitës duke i kërkuar të lënë pas përplasjet politike…

Kushtetuesja rrëzon vendimin e SPAK-ut për “arrestimin”, reagon Berisha: Ka pasoja…

Pas daljes së tij nga SPAK-u, Sali Berisha komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me “arrestin shtëpiak” ndaj tij, i shfuqizuar një vit më parë. Berisha…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *