Lista ‘Shkalla e Marrësve të Ndihmës Sociale për Imigrantët sipas Vendit të Origjinës’ e publikuar nga Trump, përfshin rreth 120 vende dhe territore në të gjithë botën, emigrantët e të cilëve në SHBA marrin ndihmë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të dielën publikoi një listë me disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, për të nxjerrë në pah shkallët e mirëqenies dhe ndihmës që marrin emigrantët nga këto vende në SHBA.
Lista ‘Shkalla e Marrësve të Ndihmës Sociale për Imigrantët sipas Vendit të Origjinës’ e publikuar nga Trump, përfshin rreth 120 vende dhe territore në të gjithë botën, emigrantët e të cilëve në SHBA marrin ndihmë.
Grafiku, i postuar nga Trump në Truth Social, nxjerr në pah vendin e lindjes së emigrantëve dhe përqindjen e familjeve imigrante që marrin ndihmë.
Lista përfshin Bangladeshin, me 54.8 përqind, Kosovën me 46 përqind dhe Shqipërinë me 41.3 përqind.
