Trump vijon kërcënimet: Edhe me Kolumbinë e Meksikën duhet të bëjmë diçka

 

Donald Trump ka kërcënuar me një sulm të dytë Venezuelën, nëse zyrtarët që kanë marrë pushtetin në Karakas nuk do të sillen ashtu siç kërkon Uashingtoni.

Mesazhi i tij i është drejtuar në veçanti zëvendës presidentes Delcy Rodriguez, e cila u caktua nga Gjykata e Lartë e Venezuelës për të qeverisur vendin pas kapjes së presidentit Nicolas Maduro nga forcat amerikane.

“Nëse nuk bën atë që duhet, atëherë do ta paguajë shtrenjtë, më shtrenjtë se Maduro”, ka thënë Trump, i cili ka kërcënuar edhe vende të tjera latine si Kolumbia dhe Meksika, që sipas tij qeverisen nga kartelet e drogës.

“Kolumbia qeveriset nga një njeri i sëmurë, por që nuk do të jetë në pushtet edhe për shumë kohë. Një operacion në Kolumbi më duket një ide e mirë”, ka vijuar presidenti amerikan.

Sa i takon Meksikës, ai ka përsëritur qëndrimin e tij lidhur me trafikun e drogës dhe emigrantëve. “Duhet të bëjmë diçka. Meksika ka nevojë të rregullohet”, ka vijuar Trump.

Edhe Kuba sipas tij është buzë greminës, pasi Havana do ta ketë të vështirë të rezistojë pa u furnizuar me naftë venezueliane. “Nuk besoj se këtu ka nevojë për operacion, gjithçka po shkërmoqet”, ka shtuar shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, duke reaguar ndaj deklaratave të Trump, presidentja në detyrë e Venezuelës e ka ftuar presidentin amerikan që të bashkëpunojnë.

“President Donald Trump, populli ynë dhe rajoni ynë meritojnë paqe dhe dialog, jo luftë. Ky ka qenë qëndrimi i presidentit Nicolas Maduro dhe është pozicioni i gjithë Venezuelës në këtë moment”, ka thënë Delcy Rodriguez.

Ajo ka shtuar se vendi i saj synon të jetojë pa kërcënime të jashtme dhe në një klimë respekti dhe bashkëpunimi të ndërsjellë.

Related Posts

Balla i drejtohet opozitës: Kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën, ejani në

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj, pavarësisht veprimeve të opozitës. Balla i…

Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të

Në intervistën e saj për emisionin “Aromë gruaje” në RTSH, Linda Rama ka bërë një skaner të hollësishëm të jetës publike në Shqipëri, duke analizuar raportin delikat…

Balla: Opozita s’mund të bllokojë reformat! Të zbatojmë

Në Konferencën e Kryetarëve, mbledhur ditën e sotme, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu drejtua opozitës duke i kërkuar të lënë pas përplasjet politike…

Kushtetuesja rrëzon vendimin e SPAK-ut për “arrestimin”, reagon Berisha: Ka pasoja…

Pas daljes së tij nga SPAK-u, Sali Berisha komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me “arrestin shtëpiak” ndaj tij, i shfuqizuar një vit më parë. Berisha…

“Sapo më njoftuan!”/ LAJM I FUNDIT. Rama reagon i trishtuar: Jam i tronditur thellë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet homologut të tij spanjoll, Pedro Sanchez pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjë ku humbën jetën dhjetëra persona….

Merret vendimi për Erion Veliajn, çfarë vendosi Gjykata e Posaçme…

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ku gjykata do të vendoste nëse çështja do të kalonte apo jo për gjykim….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *