Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës, lihet në burg

GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta për zbutje të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg ndaj tij. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani duke folur për mediat tha se klienti i tij nuk mund të mbahet në paraburgim.

Ai theksoi se çështja e Metës po zvarritet nga prokuroria ose gjykata. Cakrani shtoi se Meta nuk mund të lërë dot garanci pasurore për të dalë nga qelia sepse sipas tij ai nuk disponon pasuri.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. Meta dhe Monika Kryemadhi dyshohen se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private.

Ata akuzohen gjithashtu për veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Related Posts

Balla i drejtohet opozitës: Kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën, ejani në

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj, pavarësisht veprimeve të opozitës. Balla i…

Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të

Në intervistën e saj për emisionin “Aromë gruaje” në RTSH, Linda Rama ka bërë një skaner të hollësishëm të jetës publike në Shqipëri, duke analizuar raportin delikat…

Balla: Opozita s’mund të bllokojë reformat! Të zbatojmë

Në Konferencën e Kryetarëve, mbledhur ditën e sotme, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu drejtua opozitës duke i kërkuar të lënë pas përplasjet politike…

Kushtetuesja rrëzon vendimin e SPAK-ut për “arrestimin”, reagon Berisha: Ka pasoja…

Pas daljes së tij nga SPAK-u, Sali Berisha komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me “arrestin shtëpiak” ndaj tij, i shfuqizuar një vit më parë. Berisha…

“Sapo më njoftuan!”/ LAJM I FUNDIT. Rama reagon i trishtuar: Jam i tronditur thellë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet homologut të tij spanjoll, Pedro Sanchez pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjë ku humbën jetën dhjetëra persona….

Merret vendimi për Erion Veliajn, çfarë vendosi Gjykata e Posaçme…

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ku gjykata do të vendoste nëse çështja do të kalonte apo jo për gjykim….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *