Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e bërë nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të dalë nga qelia. Këtë të hënë togat e zeza kanë marrë vendimin për ish-presidentin duke e lënë në burg.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani deklaroi për të disatën herë se gjyqi ndaj klientit të tij është politik dhe se ky proces është duke u zhvilluar në kundërshtim me ligjin.
Ndërkohë sa i përket pyetjes së gazetarëve sa i përket për pasurinë e Ilir Metës dhe mundësinë për të lënë qelinë nëse lë të mirat e tij materiale garanci, Cakrani theksoi se presidenti nuk ka pasuri dhe se ai është i gatshëm që të lërë pronat e veta që disponon për lirimin e tij.
“Zoti Meta nuk ishte i pranishëm sepse nuk i beson këto zëvendësimet. Ai ka qëndrimin e tij politik dhe e di pse e ka. Po ne jemi avokatët dhe ndjekim. Zoti Meta nuk mund të lërë pasuri pasurore sepse nuk ka pasuri, unë do t’ja lija nga pronat e mija dhe do ja le me shumë kënaqësi. Meta është aty dhe ne do ta nxjerrim padyshim se ai është i pafaajshëm. Organi i procedurës sot nuk dha asnjë shpjegim gjykatës dhe nuk kishte asnjë bazë ligjore pse qëndron thjesht thonë që po të dalë do të kryejë të njëjtën vepër, pra sipas SPAK Meta është akoma President, Kryeministër”, tha Cakrani.