Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më …

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike teksa në fokus është skandali për çështjen ndaj Belinda Ballukut. Ai tha se analizën në PD një ditë pasi zv/kryeministrja u mor e pandehur e ka shpallur partia.

“Cili është ndryshimi mes foltoreve që po bëhet atje dhe takimeve që po bëjmë ne. Analizën në PD nuk e kam shpallur unë një ditë pas kësaj, e ka shpallur partia. Ky ka qenë momenti që e kam nisur edhe unë këtë diskutim. Nuk e kam nisur në kulmin e skandalit. Takimet kanë nisur tre javë më vonë”, tha Salianji.

Madje ai bëri me dije se kunata e Ballukut ka qenë një ndër gjyqtarët që e ka dënuar me burg.

“Po të jetë për këtë logjikë unë mund të kem një arsye shtesë. E dini ju që kunata e kësaj zonjës më ka dënuar me burg apo jo? Ja po ta them unë. Një prej gjyqtareve që më ka dënuar mua dhe që kam bërë 9 muaj e kusur burg ka qenë kunata e Belinda Ballukut. Mos e çojmë këtë në ekstreme se pastaj janë budallallëqe me okë”, tha Salianji.

Ai theksoi se Partia Demokratike nuk reagoi në mënyrën e duhur.

“Kontributi i PD-së dhe i çdo partie në opozitë është denoncimi padiskutim, ndërtimi i alternativës, por edhe një element tjetër. nuk jemi për të duartrokitur nga çfarë punë bën SPAK, por për të përfituar politikisht dhe të jemi aty si garant i interesit publik për të përfituar nga skandalet e qeverisë. Iku Veliaj, iku Balluku, iku Beqaj, iku Tahiri. Çfarë kemi kapitalizuar nga këto? Epo unë ti them këto gjëra”, tha Salianji.

Sipas tij, PD-ja duhet të motivojë strukturat dhe të kthejë meritat në parti./ TvKlan.al

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *