Lajm i Fundit/ Merret për ndjekje penale ADRIATIK LAPAJ

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht Adriatik Lapajn dhe arrestuar disa persona të tjerë pas ngjarjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar nga “Shqipëria Bëhet” tek Kryeministria.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1 kanë arrestuar shtetasit: E. H., 30 vjeç; A. M., 40 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. Ll., 41 vjeç

Ndërkohë, materialet hetimore janë referuar në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal edhe për shtetasit V. H., A. Sh., E. L., A. B., A. Sh. dhe M. Xh. Këta shtetas akuzohen se gjatë protestës kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Si pasojë e veprimeve të dhunshme, janë lenduar dy efektivë policie, njëri prej të cilëve vijon të jetë i shtruar në spital nën kujdes mjekësor.

Gjithashtu, Policia ka nisur procedim penal edhe ndaj Adriatik Lapajt dhe dy shtetasve të tjerë, që sipas policisë dyshohet se kanë zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke vendosur një çadër dhe objekte të tjera pa leje dhe në kundërshtim me urdhrat e efektivëve të rendit.

Related Posts

Befason Bia: Elijona është ‘fake’, 100%

Çfarë ndodh kur një ish-konkurrente e Big Brother VIP Kosova hedh akuza të forta ndaj një prej banorëve? Bia Khalifa, e njohur për komentet e saj të…

Eskalon situata në Big Brother – Limi shpërthen ndaj Albës: E pamoralshme, mashtruese e me gjitha t’kqijat!

Lim Hoti është përfshirë në një debat të ashpër me ish-partneren e tij, Alba Pollozhanin, duke shkaktuar një situatë të tensionuar që ka lënë të gjithë të…

Alba “çmend” Limin me shikime: Nuk do të të dal nga mendja kurrë! (Video)

Alba po e “çmend” Lim-in me shikime provokuese, duke i thënë se nuk do t’i dalë kurrë nga mendja. Ky moment intrigues ka tërhequr vëmendjen e të…

Limi shokon me deklaraten ndaj Albës: Nuk flet me prindërit, mashtruese – ta kam dhënë vizën

Debati mes Albës dhe Limit ka marrë një kthesë të papritur, duke u shndërruar në një përplasje të ashpër ku akuzat fluturojnë nga të dy anët. Çfarë…

Dukja e Albës për videoklip e bën xheloze Dolcen?

A është xheloze Dolca për dukjen e Albës në videoklipin e saj të fundit? Kjo është një pyetje që po qarkullon në mediat sociale, pas publikimit të…

‘Çfarë do dëgjoni, do të habitet e gjithë bota’, Limi lëshon deklaratën e fortë

Limi ka bërë së fundmi një deklaratë tejet befasuese, e cila ka habitur dhe ka ngritur dyshime te të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Ndonëse ai…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *