Erjola Doçi shpërthen ndaj Mirit: Po të isha babai i Selinës, do hyja ta nxirrja jashtë

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Erjola Doçi, nuk ka kursyer aspak kritikat e rënda ndaj raportit të diskutueshëm Miri-Selinë, duke hedhur poshtë kategorikisht justifikimin e Mirit se e sheh atë si “vajzën e tij”.

Në studion e “Fan Club”, Erjola e cilësoi si krejtësisht të papërshtatshme aleancën e krijuar brenda një krevati, por shpërthimi i vërtetë erdhi kur komentoi sjelljen e Mirit ndërkohë që Selina bënte dush.

“Mua babai nuk më ka parë ndonjëherë kur bëj dush. Mimikat e Mirit pastaj kur lahej Selin… janë shumë të turpshme,” u shpreh ajo e revoltuar.
Më tej, Doçi përdori terma mjaft të ashpër, duke e etiketuar sjelljen e tij si maniake dhe duke dhënë një gjykim drastik për reagimin që duhet të kishte familja e vajzës.

“Po të isha babai i Selinës do të hyja brenda dhe do e merrja vajzën, sepse nuk është normale të normalizohen sjelljet e një ‘babai’, gati-gati, më fal që e them, si një maniak duke e parë në pjesë intime Selinën,” përfundoi Erjola, duke kërkuar masa konkrete dhe jo vetëm paralajmërime.

Related Posts

Dukja e Albës për videoklip e bën xheloze Dolcen?

A është xheloze Dolca për dukjen e Albës në videoklipin e saj të fundit? Kjo është një pyetje që po qarkullon në mediat sociale, pas publikimit të…

‘Çfarë do dëgjoni, do të habitet e gjithë bota’, Limi lëshon deklaratën e fortë

Limi ka bërë së fundmi një deklaratë tejet befasuese, e cila ka habitur dhe ka ngritur dyshime te të gjithë ata që e kanë dëgjuar. Ndonëse ai…

Brikena e fitoi me lekë kurorën e Miss-it në Kosovë? Flet producentja e eventit— deklarata virale

Shtëpia e “Big Brother VIP 5” është përfshirë nga një debat i nivelit të ulët personal, ku Ina ka shpërthyer në ofendime të rënda ndaj Brikenës. Përveç…

Ministri i Jashtëm danez i drejtohet Trump: Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, ka zhvilluar një takim me homologun e tij norvegjez në Oslo, pët të diskutuar mbi çështjen e Groenlandës. Sipas…

Berisha: Jemi në agun e një fitoreje të pashmangshme të opozitës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me strukturat lokale të PD në Kombinat, ku u shpreh optimist për perspektivën e opozitës dhe kritkoi qeverisjen…

Salianji në Lezhë: PD duhet të përballet me përgjegjësitë e humbjeve zgjedhore

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar këtë të diel pasdite takimin e tij të radhës në Lezhë, ku gjatë fjalës së tij u ndal te…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *