Banorët në Durrës janë ngritur këtë të mërkurë në protestë. Protesta e tyre vjen një ditë pas përmbytjeve që u regjistruan në disa zona ku ende banesa të shumta janë nën ujë.
Sipas të dhënave parapake, janë rreth 800 banesa me prezencë uji.
Ata kanë bërë thirrje që të dëmshpërblehen për dëmet e shumta që kanë shkaktuar përmbytjet. Një banor shprehet se është hera e tretë që oborri i banesës është përmbytyr ndërsa kësaj here uji ka hyrë në banesë.
Ai thekson se nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe kërkon që shteti të mosi i trajtojë qytetarët si dorë e dytë dhe të merren masa.