Situata në Novoselë është rënduar ndërsa niveli i lumit Vjosa vijon të rritet minutë pas minute. Mësohet se Vjosa ka kaluar nivelin e urës së vjetër të Mifolit.
Siç shihet edhe nga pamjet uji ka një rrjedhë të shpejtë dhe ka kaluar urën e vjetër. Pasojat gjithashtu janë shtuar ndërsa niveli i ujit në banesat e përmbytura është rritur shumë duke i mbuluar totalisht.
Në Novoselë ka nisur evakuimi i banorëve të cilët janë të rrezikuar nga
përmbytjet. Euronews.al