Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore për vitin 2026 me pjesëmarrjen e 27 delegatëve.
Një vendim i rëndësishëm i Asamblesë së Shkodrës ishte edhe propozimi që gazetari Blendi Fevziu të marrë “postin” e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Përfshirja e Blendi Fevziut në këtë proces pasqyron synimin e shoqatës për prurje të reja në strukturat drejtuese të futbollit.
Gjithashtu anëtarët e shoqatës me votim unanim vendosën të propozojë zyrtarisht Armand Dukën si kandidat për postin e Presidentit të FSHF-së. Gjatë punimeve u përcaktuan edhe delegatët që do të përfaqësojnë rajonin e Shkodrës në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.