Gjatë 24 orëve të fundit dy nga fluturimet e kishin të pamundur për t’u ulur në Rinas dhe më pas kanë devijuar drejt Barit.
Ministria bën me dije se për shkak të kushteve të këqija atmosferike, kanë devijuar 5 fluturime që ishin nisur nga Bologna, Milano, Torino, Bari, Keln drejt Tiranës. Devijimet janë bërë në aeroportet e Brindisi dhe Barit.
Stafet e Albcontrol kanë akomoduar të gjitha kërkesat e pilotëve për të shmangur këto fenomene gjatë fazave të fluturimit. Për shkak të këtyre devijimeve të shkaktuara nga kushtet e motit, mund të ketë vonesa në fluturimet e sotme.
Albcontrol po e ndjek situatën nga afër për të garantuar ofrimin e sigurt të shërbimeve të lundrimit ajror.