“I shërben tenxheres së tij të potershme” – Rama i përgjigjet sërish Blendi Fevziut: Ka gënjyer fort publikun e Opinionit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke e akuzuar këtë të fundit për shpifje dhe mashtrim publik lidhur me pretendimin se disa ministra udhëtojnë jashtë vendit për qëllime private gjatë fundjavave, ndërsa në televizione shfaqen pamje inspektimesh sikur janë në punë.

Sipas Ramës, deklarata e Fevziut në emisionin “Opinion”, ku ai pretendoi se kishte “fakte për të paktën 7 ministra” që veprojnë në këtë mënyrë, është një gënjeshtër e pastër, e pambështetur nga asnjë provë.

REAGIMI I RAMES
PRA, BLENDI FEVZIU KA GËNJYER FORT, kur duke e parë në sy publikun nga ekrani i Opinionit ai tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj!”

Duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë akuzë të rreme ose shqip, shpifje, Fevziu braktisi jo thjesht deklarimin e dhënë me garancinë se zotëronte fakte, për plot 7 ministra që bënin marifetin e lartpërmendur. Në të vërtetë ai braktisi publikun e tij dhe u mor në tym me videot e inspektimeve, përballjet e Trumpit me gazetarët, lirinë e tij për të udhëtuar në Amerikën Latine, gjëra që s’kishin asnjë lidhje me arsyen e me përmbajtjen e reagimit tim.

Pa asnjë pendesë për fajin e tij live ndaj publikut, Fevziu u shfaq i çuditur që unë reagova ndaj shpifjes së tij, për të cilën ai në fakt mirë mua, që s’më detyrohet asnjë shpjegim, po publikut të Opinionit duhet t’ia kërkonte një ndjesë për gënjeshtrën me 7 bishta.

Dhe për të shpjeguar çudinë e vet, ai tha se gjëra më të mëdha duhet të merrnin vëmendjen time, duke filluar nga “1/3 e Shqipërisë nën ujë” – vendi ynë ka 2,874,800 hektarë nga të cilat uji kishte mbuluar 13,160 hektarë, pra jo 1/3 po 1/217 – apo duke vazhduar me “krizën parlamentare të shkaktuar nga kërkesa e SPAKUT”, kur në fakt kriza parlamentare e Blendit është thjesht krizë e partisë së liderit të Fevziut dhe çunit të Bahri Falliut, sepse parlamenti është me pushimet e dimrit.

Por unë nuk çuditem që Fevziu nuk i kërkon ndjesë publikut të tij për gjithë atë derr gënjeshtre absurde dhe denigruese, ndaj njerëzish që Fevziu nuk ka detyrë t’i respektojë si kundërshtarë, po ka detyrimin të mos i baltosë kolektivisht duke nxitur urrejtje. Nuk çuditem as që i zoti i Opinionit propagandon kundër qeverisë, me të njëjtat marzhe të llahtarshme gabimi në komunikimin e fakteve, si ai i Shqipërisë së mbuluar nga uji në 1/3 – e këtu Fevzo s’është as vetëm, as më i gabuari, po të kesh parasysh ca të tjerë që gënjejnë si derra të knaqun migjenianë ditë e natë.

Nuk çuditem nga asnjë çudi e mexhelisit politik e mediatik unë, sepse më shumë se sa të vërtetës që Blendi e synon kur shkruan libra si gazetar, Fevziu i Opinionit i shërben tenxheres së tij të potershme që duhet të bubullojë përnatë, e të gërrgërrojë sa më fort mes 700 tenxhereve simotra, që ziejnë në një garë të marrë se kush shkumëzon më shumë.

Poterja gjithçka, e vërteta asgjë. Asnjë çudi

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *