Mustafa Nano: Qeveria teknike, ëndërr në diell! Berisha i akuzuar

Analisti Mustafa Nano duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv e konsideroi një “ëndërr në diell” kërkesën e PD-së për një qeveri teknike.

Nano nuk beson se kemi të bëjmë me një kthesë të Sali Berishës në raport me drejtësinë, dhe e cilëson absurde deklaratat e një personi që është nën akuzë nga SPAK. Sipas tij deklaratat e kryedemokratit po bëhen në një kohë kur ai po humbet mbështetjen dhe është në presion nga brenda partisë.

“Nëse Berisha e thotë këtë gjë, e thotë sepse është nën presion edhe nga brenda. Njerëz si Hasimja apo dikush tjetër, që i kërkon të ndryshojë me 180 gradë, me kthesë të fortë. Por nëse i referohemi saktë, ai nuk tha që PD do respektojë sistemin e drejtësisë, por që qeveria teknike duhet të mbajë larg duart nga drejtësia. Ku është një kusht që shoqëria shqiptare ia vë Berishës. Te drejtësia s’ka ndërhyrë kush. I vetmi njeri që ka sulmuar sistemin e drejtësisë dhe s’ka lënë gjë pa thënë është ky njeri.

S’besoj absolutisht që bëhet fjalë për ndonjë kthesë, dhe po flet për një qeveri teknike. Berisha është një person i paditur, person i akuzuar, dhe është absurde që ne të komentojmë apelin e madh të Berishës për të respektuar drejtësinë. Ne presim që PD të marrë një distancë nga ky dhe të hapë një epokë të re. Ndaj Berishës ka më shumë se një akuzë dhe ai ndihet i rrezikuar. Berisha është kundër kujtdo që cenon interesat e tij, apo kërcënon mbijetesën e tij në politikë.

Lidhur me qeverinë teknike, nuk e kam të qartë se si lindi ky diskutim. Që të kemi qeveri teknike duhet të rrëzojmë qeverinë që kemi. E kemi rrëzuar? Jo. Mund ta rrëzojmë? Jo. Ata që duan ta rrëzojnë nuk po gjejnë mbështetje masive, edhe pse qeveria është në pikën më të ulët të mundshme për shkak të skandaleve. Prandaj them se ’shoh asnjë rrethanë që krijimi i qeverisë teknike të bëhet i mundur, kemi vetëm një ‘wishfull thinking’, duan nja dy vetë, vetëm kaq! S’ka presion ndërkombëtar, s’ka ndonjë presion lokal nga masat e njerëzve, këta që organizojnë protesta po e shohin sa mbështetje kanë, s’ka as ndonjë presion kushedi se çfarë nga elita.

Pse? Sepse opozita nuk frymëzon askënd. Sepse opozita është ku thërret kiameti, gjë që duket edhe te histeria e qeverisë teknike. U përfshi edhe emri i Lea Ypit pa asnjë arsye. Kam përshtypjen që doli kjo narrativë nga rrethet e Berishës. Është një parti e idiotizuar, për të cilën s’ia vlen të harxhosh as frymë.”

Duke folur për mbështetjen e SHBA-ve për SPAK-un, Nano tha:

“Janë të gjitha gjasat që kjo influencë (amerikane) të jetë reale. Ka sinjale që ai institucion nuk komandohet nga faktorë lokalë. Ata njerëz ose i komandon ndërgjegjja profesionale, ose ata që hyjnë e dalin aty, siç është e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane. Marrëdhëniet e Ramës me amerikanët janë prishur në një masë të caktuar. Unë do doja që kryeministri të kishte fuqinë t’i thoshte diplomatëve amerikanë që hynë e dalin te SPAK-u si në shtëpinë e vet: Kjo që bëni është anormale, nuk ka kuptim. Mirëpo këtë mund t’ua thotë një kryeministër i lirë dhe jo i trembur, dhe që nuk ka frikë se ‘Amerika’ i zemërohet. Rama nuk është i tillë.”

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *