S’kam qënë kurrë në qeveri që të tregoj cbëj me lekët e mia! Blendi Fevziu ia thotë troç Ramës, ja çfarë ndodhi në Venezuele me Baton Haxhiun

Fevziu shkruan se është çuditur se në kohën kur Shqipëria ishte “nën ujë” dhe një zjarr i madh shpërtheu në Tiranë, problemi “i vetëm që meriotonte polemikë ishin daljet në TV të Ministrave”.

Më tej gazetari shkruan se postimi i Ramës tregoi një ngërç që ka shoqëria shqiptare nuk e ka kaluar, ndryshe nga shoqëritë e tjera që e kanë kapërcyer. Ndërsa thekson se kryeministri kishte rënë pre e mendësisë së qeverisë së tij.

“Duke rrëmuar në profilin tim në Instagram kishte parë postimet e mia të ditëve të fundit gjatë një turi në Amerikën e Jugut. Turi është bërë në Gusht, kur ishim pushim, ndërsa postimet e videove shtesë i postova këto ditë. Dmth ishin si videot e ministrave të tij, por me një ndryshim: Unë s’kam kurrë në 33 vitet e fundit punonjës publik, as jam paguar nga taksat e qytetarëve dhe as e kam detyrim t’ju përgjigjem atyre”, thekson gazetari në postimin e tij.

Më tej Fevziu kishte një thirrje për qytetarët, teksa shkruan se nëse i shqetësojnë udhëtimet e tij dhe problemet e tyre, të qeverisë, është problemi i tyre.

Postimi i plotë i Fevziut:

Per postimin e Edi Rames…

Kryeministri i Shqipërisë ishte shqetësuar nga një fragment i emisionit të djeshëm në Opinion, ku ministrat dhe drejtorët e tij sfilonin mes sipërfaqeve të përmbytura duke bërë muhabet me vete. Po po, me vete, duke u parë në sy, ndjekur nga një kameraman i ministrisë që ecte mbrapsht. Këto pamje të transmetuara live thuajse kudo, ishin për mua, jo vetëm një shëmtim moral, por edhe një lloj papërgjegjshmërie, që ministrave të sotëm i vjen nga impotenca e ideve, mungesa e karizmës dhe personaliteti i gjymtuar. Por s’do zgjatem në këtë pikë se meriton një shkrim më vete. Dhe javët e fundit kanë plot histori që mund të tregohen për këtë gjë…

U çudita që me 1/3 e Shqipërisë nën ujë; me një zjarr që shkumboi miliona dollarë të tregtarëve të vegjël të Tiranës, me krizën parlamentare të shkaktuar nga kërkesa e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj një anëtare të Kabinetit dhe nga akuzat për problemet në AKSH, problemi i vetëm që meriotonte polemikë ishin daljet në TV të Ministrave.

Po, daljet në çdo ekran të ministave që bëjnë muhabet me vete, ose që diskutimet e zyrës i bartin në ndonjë cep të Shqipërisë duke shpenzuar kohën që duhet t’ja kushtojnë qytetarëve, është vërtet një shëmtim. Shumica nuk i pranojnë gazetarët, i montojnë lajmet me ekipet e tyre dhe i përcjellim pa asnjë mundësi verifikimi. Ndaj dje, vura bashkë me imazhin e tyre, atë të Presidentit të SHBA, ose Prokurores së Përgjithshme, ku tregohej se kudo, shtetarët i japin llogari shtypit, jo kameramanit të Ministrisë.

Akoma më shëmtim, është fakti që këto kronika transmetohen edhe disa ditë më pas, kur protagonistët e tyre janë në impenjime të tjera ose s’janë fare në Shqipëri. Nëse doni një shembull, mjafton të kujtoni se si Veliaj ishte në një event të bashkisë “Live”, kur BKH e mori nga zyra e tij. Dhe shikuesit nuk kuptonin më lëjmet që ju vinin me njoiftim për arrestimin, ndërkohë që ai vijonte të fliste në ekran. E njëjta gjë ka ndodhur edhe kur Ministra të tjerë kanë qenë në Vienë apo Emirate dhe ndërkohë shfaqeshin në ekran. Por të jap të drejtë, kjo ska ndonjë rëndësi. Rëndësi kanë dy fake:

1. E para që llogaridhënia përpara shtypit nga ministrat është zero, po zero

2. E dyta që shtypi është përgjegjës më i madh se Ministrat që jua transmeton kronikat e tyre. Po, përgjegjësia është e JONA!

Ndërkohë postimi i Ramës dhe mesazhet që mora, më bënë të kuptoj më mirë pse shoqëria shqiptare ka një ngërç që shumë shoqëri të tjera e kanë kapërcyer. Për fat të keq, Rama ishte pre e mendësisë së qeverisë së tij. Duke rrëmuar në profilin tim në Instagram kishte parë postimet e mia të ditëve të fundit gjatë një turi në Amerikën e Jugut. Turi është bërë në Gusht, kur ishim pushim, ndërsa postimet e videove shtesë i postova këto ditë. Dmth ishin si videot e ministrave të tij, por me një ndryshim: Unë s’kam kurrë në 33 vitet e fundit punonjës publik, as jam paguar nga taksat e qytetarëve dhe as e kam detyrim t’ju përgjigjem atyre. Dhe. Und të postoj kur të dua sepse nuk gënjëj njeri. Aq më shumë që pjesa më e madhe e tyre mban shënimin Gusht 2025. Unë jam një qytetar i lirë, që e ndërtoj jetën si dua, dhëntë zoti ta kem ndërtuar mirë,. Kur Rama të jetë edhe ai i lirë, do ta kuptojë që kjo jetë e imja, është më interesante se sa ajo që ka zgjedhur ai, dhe të cilën, ai e di shuuumë mirë, unë e kam refuzuar më shumë se sa një herë. Kam bërë gabim a jo pak rëndëesi ka. Dhe vijoj ta refuzoj.

Së fundi, më lanë pa mend komentet dhe kurioziteti i njerëzve se përse më kishin kthyer mbrapa nga Venezuela. Të dashur ndjekës, nuk e di pse Rama zgjodhi Venezuelën, çështje subkoshience, por po tallej. Dhe e thoshte vetë që tallej. Mos i merrni edhe talljet dhe shakatë për të vërteta se pastaj problemi nuk është ai që bën shaka, por ai që e beson dhe e bën temë bisede shakanë.

Kategoria e fundit e këtij postimi janë “konspiracionistët”. Ata që më thoshin mos ju përgjigj se heq vëmendjen, ose të tjera që thoshin është strategji për të hequr vëmendjen.

Zonja dhe zotërinj, nëse një diskutim se si duhet të dalin ministrat në tv tërheq vëmendjen më shumë se hallet dhe problemet tuaja, pastaj problemi nuk është Rama, por jeni JU!

E fundit, Rama e di shumë mirë se si ka qenë përballja e shtypi me politikën. Dhe mbase ende është i vetmi që vijon të ketë kurajo të përballet në emision me gazetarë ose intervista. Ndaj unë e pres në studio me 4 nga panelistët e djeshëm, për të folur për gjithçka që e shqetëson. Të paktën deri më sot, Rama nuk e ka patur vesin e vartësve të tij, që kërkojnë të caktojnë edhe gazetarët me të cilët do dalin në TV. Nëse vjen mirëse të vijë…

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *