Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë, kërkohet vetëm dorëheqja e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta e paralajmëruar e opozitës më 24 janar do të ketë një kërkesë të vetme: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, kreu demokrat tha se zemërimi popullor është i madh dhe se shqiptarët nuk duan t’i shohin më me sy drejtuesit aktualë të qeverisë.

“Dorëheqja, dorëheqja, vetëm dorëheqja. Kjo është e gjithë puna. Shqipëria nuk do, nuk do më t’i shohë me, nuk do më t’i shohë me sy të ballit këta njerëz, a kupton. Nuk do, ka fituar urrejtje të madhe”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, opozita nuk ka dhe nuk do të ketë skenarë të dhunshëm duke përjashtuar çdo paralelizëm me ngjarjet e 21 janarit.

“Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka deklaruar këtë me datën 12 dhjetor të vitit 1990. Konseguent në këtë linjë, ai e ka provuar. Natyrisht, Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit. Edi Rama është i pashpresë. Dhe zemërimi popullor do të bjerë mbi të”, theksoi kreu demokrat.

Berisha theksoi se protestat do të jenë të formave të ndryshme dhe do të vendosen në kohën e duhur, ndërsa akuzoi qeverinë Rama për korrupsion masiv dhe lidhje kriminale, duke iu referuar edhe deklarimeve të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

“Mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë e më parë. Zemërimi popullor është i jashtëzakonshëm, i papërmbajtur. Dhe ne jemi të vendosur të shkojmë gjer në fund largimin e kësaj organizate kriminale që siç e patë ju dhe nga intervista e fundit e Arben Ahmetaj, që në 5 dosje nxori rreth 12 miliardë euro të amnistuar, të vjedhura nga qeveritarët, nga Edi Rama dhe anturazhi i tij dhe të amnistuara nga SPAK-u i partisë”.

Lidhur me bashkimin e opozitës, Berisha deklaroi se në betejën kundër qeverisë janë të mirëpritur të gjithë ata që janë të vendosur të luftojnë “të keqen që quhet Edi Rama”, ndërsa shtoi se qytetarët nuk vijnë në protesta me kuota, por të shtyrë nga revolta dhe pakënaqësia e thellë ndaj qeverisjes aktuale.

“Siç e patë ju, u mbush Tirana me njerëzit. Njerëzit i sjell këtu revolta e brendshme shpirtërore, urrejtja e pakufishme që kanë për Lubi Babukun, Edi Ramën, Lindat e tij, komplet siç është rasti i, se nuk është më pak ajo si quhej ajo, Sesilia e Maduros. Sesilia quhej ajo? Po. Po, më pak nuk është më pak. Edhe Linda e Surrelit, aty afër është, sepse dhe ajo i fut duart në tendera, në gjëra kështu, a kupton apo jo”.

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *