“Më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në buurg. ”- Rama: Po të isha porositur

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e promovimit të librit të ambasadorit amerikan Christopher Hill, ku mbajti një fjalë duke e quajtur diplomatin një figurë të veçantë në historinë e marrëdhënieve amerikane me Ballkanin.

edi rama

Rama tha se nëse do t’i duhej të shkruante vetë një libër për ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në rajon, titulli do të ishte “Fantazma dhe Prima Donna”, duke e përshkruar Hill-in si “fantazmën”, ndërsa të tjerët si “prima donna”.

Rama vlerësoi Hill si ndoshta të vetmin diplomat amerikan në rajon që e ka “kuptuar Ballkanin nga brenda”, pasi e ka jetuar dhe përjetuar në çdo dimension të tij.

Ai e cilësoi ambasadorin si “mjeshtër pëshpëritës”, i cili ka ditur të jetë prezent pa u bërë protagonist.

“Ka diçka që mund ta them me siguri dhe mendoj që jam i sigurt kur e them, se Christopher Hill është ndoshta i vetmi diplomat amerikan që ka shërbyer si ambasador në këtë rajon që nuk e kupton Ballkanin nga distanca, por e kupton atë nga brenda, sepse ai e ka jetuar Ballkanin në të gjitha këndet e tij. Praktikisht e ka përshkuar të gjitha hartën e tij dhe çuditshëm kurrë nuk ka shfaqur ndonjë tundim për tu bërë ndonjë ndikues”, tha Rama.

Rama: Dua të them që po të isha porositura të  shkruaja një libër për ambasadorët amerikanë në këtë rajon titulli do të ishte “Fantazma dhe Prima Donna”, fantazma është Hilli dhe të tjerët ishin Prima Donna.

Ndërsa koha kalon Prima Donnat zbehen ngadalë, ndërsa fantazam jo. Emri i tij riciklohet gjithmonë e po kështu shoqërohet me disa teori shumë tërheqëse konspirative. Më duhet ta them që kur dëgjova për herë të parë për Christopher Hill ishte kur më thanë se kishte çuar Fatos Nanon në burg.

Ishte një mënyrë mbresëlënëse për të lënë pas emrin, pasi sapo kishe hyrë në Shqipëri dhe thjesht nuk ishe i angazhuar në asnjë reformë, por thjesht kishe cuar në burg dikë dhe ishe larguar.

Ka diçka që mund ta them me siguri dhe mendoj që jam i sigurt kur e them, se Christopher Hill është ndoshta i vetmi diplomat amerikan që ka shërbyer si ambasador në këtë rajon që nuk e kupton Ballkanin nga distanca, por e kupton atë nga brenda, sepse ai e ka jetuar Ballkanin në të gjitha këndet e tij. Praktikisht e ka përshkuar të gjitha hartën e tij dhe çuditshëm kurrë nuk ka shfaqur ndonjë tundim për tu bërë ndonjë ndikues.

Ka qenë i pranishëm si një mjeshtër pëshpëritës. Nuk e di ca i ka pëshpëritur kryeministrave dhe presidentëve të vendeve ku ka shërbyer, por ajo që di është që kur e kam takuar për herë të parë Christopher Hill më la shumë mbresë. Nuk më dukej si burgosës i njerëzve të opozitës. Së dyti më la mbresë për mënyrën si dëgjonte.Panoramala.com.al

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *