“Çdo janar do të dyfishohet”/ Çfarë po ‘premton’ Rama në vijim

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se viti 2026 shënon një kthesë të rëndësishme për pensionet në Shqipëri, duke konfirmuar nisjen e rritjes graduale të tyre, në përputhje me angazhimin e marrë gjatë fushatës zgjedhore dhe të miratuar nga Kuvendi.

Në podkastin “Flasim”, Kryeministri u shpreh se rritja e pensioneve ka nisur që nga ky janar, sipas kategorive përkatëse, ndërsa shtesa do të dyfishohet çdo vit.

Sipas tij, pensionistët në janarin e ardhshëm do të përfitojnë dyfishin e shtesës së këtij viti, në janarin pasues trefishin, më pas katërfishin, ndërsa në Shqipërinë 2030 ky progresion do të ndalet te pesëfishimi i shtesës së janarit 2026.

Rama e cilësoi këtë proces si një çlirim personal dhe institucional, duke theksuar se ai është rezultat i viteve reformash, rritjes ekonomike dhe përmirësimit rrënjësor të mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave.

Sipas Kryeministrit, këto reforma e kanë sjellë vendin në një pikë ku rritja e pensioneve realizohet pa cenuar stabilitetin financiar të shtetit.

Ai kujtoi se për vite me radhë qeveria ka treguar përmbajtje, duke mos ndërmarrë rritje të nxituara, për të mos rrezikuar financat publike.

“Unë e di se si i kam shtrënguar dhëmbët për të bërë durim, se si ndihesha se si sikletosesha, se si mezi i nxirrja fjalët kur thosha s’ka mundësi, nuk kemi lekë për ta bërë, s’është e mundur, duhet fillimisht të rrisim mundësitë e shtetit, s’e bëjmë dot se nuk mund të minojmë shtëpinë, ku rriten fëmijët tanë…

E pra duruam, por më në fund erdhëm në këtë pikë, sepse punuam çdo ditë për kthesën që sapo ka nisur dhe më e mira është e gjitha përpara për gjyshet dhe gjyshërit e këtij vendi”, deklaroi Rama.

Related Posts

VIDEO/ Militanti në Foltoren e Laprakës: Të dua shumë Sali Berisha! Të dua më shumë se babain tim

Gjatë takimit në Foltoren e Laprakës, pavarësisht se kanë munguar njerëzit normal, nuk kanë munguar ata që duan më shumë Sali Berishën se sa babanë e tyre.Kështu…

Belind Kelliçi nga Lapraka: Shpëtuam PD nga shkatërrimi, më 24 janar nuk …

Në takimin e organizuar të Partisë Demokratike në Laprakë, “Foltoren” e drejtuar nga kryetari Sali Berisha, foli edhe përfaqësuesi i saj, deputeti i zonës Belind Këlliçi. Ai…

Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro: Ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

Pas zhvillimeve në Venezuelë, ku Presidenti Maduro u rrëmbye gjatë natës nga forcat DEA dhe u dërgua në SHBA, ku do të gjykohet nga një Gjykatë Federale,…

CFARE PO NDODH ? Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë konfirmon se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do…

“Ngremë Task Forcë”/ Rama paralajmëron ndryshimin RADIKAL: Askush nuk…

Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër…

“Grup pune qeveri-pushtet vendor”/ Rama: Kush janë ministrat dhe kryebashkiakët që do jenë pjesë…

Kryeministri Edi Rama mblodhi kryebashkiakët e vendit në një takim që po zhvillohet në Golem, ku u ndal në disa çështje, veçanërisht në situatën e krijuar në…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *