Detaje dhe fakte te reja nga intervista e fundit e Altin Dumanit

Detaje dhe fakte te reja nga intervista e fundi e Altin Dumanit
Nga Anila Basha
Sot kur ky numër reviste vjen në duart e lexuesit, Altin Dumani e ka lënë zyrën e tij të drejtuesit të SPAK. Një zyrë modeste në katin e tretë të pallatit të qelqtë, ku edhe unë, hyra me kuriozitetin se “çfarë gatuhet aty brenda”. Të hysh në SPAK të kap një lloj drithërime, qoftë edhe kur nisesh për një kafe me kryeprokurorin.

Por brenda akujt shkrihen dhe fillon kurioziteti. Altin Dumani zgjedh të ulet në qoshen e këndit të zi prej lëkure, pa mbështetëse nga pas, (aspak komode m’u duk). Meqë është e shtunë, – dhe ai punon edhe të shtunave e të dielave kur ka shumë punë, – nuk ka askënd në paradhomë të të ofrojë një kafe, ndaj ngrihet e bën vetë.Këtu biseda nis natyrshëm, për familjen, për punën, për pushimet, për sigurinë e pasigurinë e të qenurit në detyrën që ka mbajtur deri tani si drejtues i institucionit, por edhe thjesht si prokuror i SPAK në vijim. Ai ka luajtur një rol në këto tre vite dhe kjo nuk është pak. E ngacmoj shumë për frikën, apo frikërat, sidomos për rrethin e vet familjar. Nuk përfitoj ndonjë gjë të madhe.

Altin Dumani, duket, dhe paraqitet si një njeri i lirë. E ka kërkuar dhe e ka fituar me forcat e veta, kundër të gjithëve që kanë diçka në dorë, por me mbështetjen e njerëzve të thjeshtë që e kanë parë si një shpresë. “Do rrisim fëmijët këtu thotë”, duke kujtuar se pavarësisht ku shkon, ideja se do të kthehet këtu, i pëlqen.

Të duket sikur Dumani e kupton se ky vend e ka nisur garën shumë vonë, ndaj në 3 vjet, vrapoi me gjithë shpejtësinë për të arritur kohën e humbur: 37 milionë euro pasuri e sekuestruar për 17 zyrtarë të nivelit të lartë nuk janë pak. Fundja, shifrat janë ato që nuk të tradhtojnë, e gjithçka bëhet për paratë: ato duhet t’u kthehen qytetarëve.

Ndoshta kjo intervistë ndokujt mund t’i duket skematike, me një Prokuror që na tregon ligjin e nuk flet për çështje konkrete, por brenda saj përshfaqet një zyrtar i shtetit që kishte marrë një detyrë të madhe përsipër dhe e lë me një bilanc pozitiv në postin drejtues, (sepse do të vazhdojë si prokuror).Eshtë një njeri normal si gjithësecili prej nesh, që shkon në Kishë e beson në Zot, që i pëlqen të kalojë ditët me familjen e miqtë, e që është një i apasionuar pas shpejtësisë e garave me makina. Disa njerëz jeta i çon me shpejtësi të madhe atje ku ata do të arrinin patjetër dhe me bilancin e punës së tij tre vjeçare në krye të SPAK shihet qartë se ka ditur të zërë një vend të sigurt në memorien e njerëzve, në furtunën e madhe që ai dhe kolegët e tij, krijuan.

PYETJET PERSONALE

Kush janë tre elementët që mendoni se ju përshkruajnë më mirë si individ dhe jo si drejtues i SPAK?

Ekuilibër, ndershmëri, integritet. Këto janë parimet dhe vlerat që më kanë udhëhequr gjatë gjithë jetës sime dhe ua përcjell edhe fëmijëve të mi. Përulësia dhe mirënjohja më kanë shoqëruar dhe do te më shoqërojnë gjithmonë

Cili është aktiviteti që ju qetëson mendjen pas një dite të lodhshme e të gjatë pune?Për shkak dhe të detyrës, lëvizjet e mia janë të kufizuara dhe koha me cilësore dhe qetësuese është qëndrimi me familjen time, në ato pak momente privatësie që kam.

Në media është shkruar këto kohë se ju jeni një besimtar, jo praktikant, por që ndiqni ritualet kishtare. A është e vërtetë? A shkoni në Kishë? A keni besim te Zoti?

Po, besoj në Zot. Së bashku me familjen time prej shumë vitesh shkojmë në Kishë dhe jemi praktikantë. Besimi në Zot është burim force ndihmon në formimin e karakterit dhe moralit, sjell qetësi.

Ndoshta tani nuk keni shumë kohë, por a keni një sport të preferuar? Në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë ju pamë edhe në stadium…

Futbollin e pëlqej shumë dhe ndeshjet e ekipit përfaqësues ta ngrenë zemrën peshë. Tifozët e futbollit nuk do të ma marrin për keq po t’i them se sporti im i preferuar mbetet Formula 1. Shpejtësia më tërheq shumë dhe ajo është një garë sa psikologjike aq dhe strategjike. Gjithashtu basketbolli amerikan më tërheq shumë, pothuajse çdo natë shoh rreth 20 – 30 minuta ndeshje të NBA (kuptohet të regjistruara).

Cila është jeta juaj sociale në këtë pozicion kaq të ngarkuar që keni? A keni një grup të ngushtë miqsh me të cilët gjeni balancën nga dita e ngarkuar tek darkat me humor dhe ndonjë gotë verë?

Sigurisht që kam miq me të cilët ndajmë copëzat e jetës sonë personale dhe profesionale. Miqësinë e vlerësoj dhe jam krenar për ata miq që kam, të vjetër dhe të rinj për nga koha dhe tejet të çmuar për nga vlerat.

Pak është folur për jetën tuaj personale. Një video e qarkulluar më së fundi në dasmën e një familjari tuajin në SHBA ishte “ushqim i dëshiruar” për shumë media. Si është jeta juaj familjare. A trembeni tani që do të lini këtë detyrë? Po në përfundim të mandatit 9 vjeçar cilat janë pritshmëritë që keni për veten? Çfarë do të bëni?

Kemi një rreth të gjerë nga të dy familjet tona. E kuptoj interesin e publikut për të ditur më shumë, i cili shpesh herë është i pamëshirshëm ndaj privatësisë. Ai ishte një moment i gëzueshëm, që përkoi edhe me vizitën time zyrtare në Departamentin e Drejtësisë, Departamentin Amerikan të Shtetit si dhe Konferencën e DEA-s në SHBA.

Çfarë u transmetoni më shumë fëmijëve: disiplinën, ndershmërinë apo kurajon?

Të trija, duke shtuar edhe empatinë, t’i kuptojnë edhe ndjejnë njerëzit me veçantitë dhe tërësinë e tyre.

Cila ka qenë periudha më formuese në jetën tuaj profesionale?

Si një nga momentet e rëndësishme të karrierës sime do të veçoja periudhën që drejtova, Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga qershori i vitit 2007 deri në prill të 2010. Së bashku me një grup të ngushtë prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore, ia dolëm të vinim para përgjegjësisë penale, një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të nivelit të mesëm dhe të ulët. Rezultatet e kësaj Njësie patën ndikim në procesin e liberalizimit dhe heqjes së vizave, si dhe ndihmuan në përmirësimin e pozicionit të Shqipërisë në Raportin e Transparency International.PYETJET PROFESIONALE

E keni nxehur politikën në Shqipëri. Hetime sa majtas e djathtas. Në opinionin politik ekziston shprehja se SPAK po kthehet në një forcë politike me ndërhyrjet e mëdha në drejtuesit e dy kampeve. Nga njëra anë hetime në qeveri, në anën tjetër në opozitë. Kanë ndonjë lloj të drejte?

Lexo gjithashtu: Aksidenti me vdekje, identifikohet viktima – EMRI
Perceptimet mbeten perceptime. Faktet janë të rëndësishme. SPAK po kryen veçse detyrën që Kushtetuta dhe ligji i ngarkon dhe nuk ndjek asnjë agjendë politike. Ne shikojmë zhvillimin e hetimeve paraprake, faktet e mbledhura, respektojmë afatet dhe pastaj dërgojmë çështjen për gjykim. Si prokurorë ne përpiqemi të kryejmë hetime shteruese, të ngremë një akuzë të fortë, por është gjykata që vendos për fatin e mëtejshëm të një çështjeje.

Aktualisht nga statistikat zyrtare rezulton se në Shqipëri ka më shumë të paraburgosur që ndodhen në burg se të dënuar. Avokatët e të pandehurve, subjekte të SPAK në mënyrë të vazhdueshme pretendojnë se masa e sigurimit “arrest në burg” aplikohet pa kriter nga SPAK edhe kur nuk është e nevojshme. Mendoni se aplikimi i kësaj mase ka më tepër synim efekt ndëshkueshmërie sesa garantimi hetimi?

Për ta saktësuar nuk është SPAK që cakton masat e sigurimit. Ato caktohen nga gjykata. Çdo prokuror, para se t’i drejtohet gjykatës me një kërkesë për caktimin e masës së sigurimit, arsyeton se cila është nevoja për të caktuar masën e sigurimit të arrestit në burg. Për vitin 2024, numri i të paraburgosurve për llogari të hetimeve që ndjek Prokuroria e Posaçme është 9.7% e totalit të paraburgosurve në Republikën e Shqipërisë.

Po t’i referohemi të dhënave, masa e sigurimit, “arrest me burg”, është aplikuar në 82% të rasteve për subjekte të krimit të organizuar dhe vetëm 13.5%, për subjekte të hetuar për vepra penale në kuadër të korrupsionit. Nga ana tjetër, rreth 40% e totalit të personave janë hetuar në gjendje të lirë pa masë sigurimi. Nga personat e hetuar pa masë sigurimi rreth 41%, i përkasin veprave penale të korrupsionit, dhe vetëm 12% e tyre i përkasin atyre që lidhen me krimin e organizuar.

Media raportoi në muajin mars të këtij viti se SPAK, pa një vendim gjykate vuri në përgjim një anëtar të gjykatës kushtetuese për periudhën 10 – 25 shkurt. Bëhet fjalë për rastin e gjyqtarit Gent Ibrahimi, për të cilin pretendohej se ishte pjesë e hetimit për ndikim në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. E marr në konsideratë reagimin e institucionit kur thatë se nuk kishit asnjë gjyqtar në hetim, por ndërkohë, ka një reagim edhe të Gjykatës Kushtetuese për ndërhyrje në pavarësinë e saj. Si është e vërteta e këtij rasti?

Së pari, nenet 279 dhe 287 të Kodit të Procedurës Penale përcaktojnë qartë se të dhënat e regjistrit të njoftimeve të veprave penale dhe aktet hetimore përbëjnë “sekret hetimor”, deri në momentin që i komunikohen zyrtarisht të pandehurit. Bazuar në këtë dispozitë, Prokuroria e Posaçme nuk mund të ndajë me institucione apo palë të treta, që nuk janë subjekte të procedimit penal, informacion mbi ekzistencën apo mosekzistencën e procedimeve penale.

Së dyti, Prokuroria nuk ka juridiksion për të vlerësuar apo kontrolluar vendimet e gjyqtarëve në çështjet konkrete, si vendimet e gjykatave të zakonshme, ashtu edhe të Gjykatës Kushtetuese, kjo në përputhje me nenet 126 dhe 137 të Kushtetutës dhe Vendimit nr.11, datë 2.4.2008 të Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër, sipas neneve 148 dhe 148/dh të Kushtetutës, si dhe neneve 24, 75/a dhe 277 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria e Posaçme ka kompetencë të ndjekë penalisht sjelljet jashtëgjyqësore të gjyqtarëve nëse ekzistojnë dyshime për kryerjen e veprave penale, përfshirë dhe “Korrupsionin pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, apo çdo vepër penale tjetër që mund të jetë kryer nga personat që përfshihen në rrethin e subjekteve të parashikuar në nenin 75/a, shkronja (c), të Kodit të Procedurës Penale.

Veprimet e përgjimit sipas rastit kryhen gjithmonë në përputhje me nenet 221 e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me autorizim të prokurorit ose të Gjykatës së Posaçme, dhe kontrollohen nga Gjykatat e Posaçme. Këto dispozita ligjore sigurojnë se veprimet e SPAK kryhen gjithmonë brenda juridiksionit dhe kompetencave të parashikuara ligjërisht, duke ruajtur gjithmonë pavarësinë e gjyqësorit dhe mbrojtjen e të drejtave të individëve.

Sekuestrimi i telefonave celularë jo vetëm i të pandehurve apo personave nën hetim, por edhe i dëshmitarëve nga SPAK, madje edhe telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike të gazetarëve ka pasur gjithashtu kritika. Madje Gjykata Kushtetuese ka konsideruar shkelje në rastin e gazetarit Elton Qyno. Cila ka qenë qasja juaj në këtë drejtim dhe a keni reflektuar në sjellje pas vendimit të GJK?

Kontrolli i banesës dhe ai personal është një nga mjetet e kërkimit të provës që parashikohet në Kodin e Procedurës Penale. Përmes këtij mjeti të kërkimit të provës synohet të sekuestrohen prova materiale, në interes të hetimit të procedimit penal. Çdo mjet kërkimi prove përdoret në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale, duke respektuar detyrimet që rrjedhin nga dispozitat konkrete.

Related Posts

URGENT – Serious Accident Creates Great Confusion! See More

The alert felt routine. The grief did not. What began as a bland notification about a “serious accident” quickly became a national wound, revealing how easily real…

Kristi i dedikon Selinës një këngë surprizë në BBVA – Një moment emocionues për të gjithë

Spektakli i sontëm i “Big Brother VIP Albania” solli një moment të paharrueshëm për banoren Selina, e cila u befasua nga një dedikim i veçantë. Kënga e…

Grimeri zbulon një sekret të Oltës

Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila ka fituar zemrat e publikut kosovar përmes paraqitjeve të saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar një sekret të…

Klodi bëhet bashkë me Benitën kundër Elijonës: S’po di qysh me dal (Video)

Çfarë ndodh kur dashuria përballet me dilema të vështira? Klodi, një nga personazhet më të njohur të ekranit, po përjeton një moment të vështirë në marrëdhënien e…

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *