Rama vazhdon “përplaset” me Fevziun

Kryeministri Edi Rama është përfshirë sërish në replika në distancë me gazetarin Blendi Fevziu, pas akuzave të këtij të fundit për udhëtimet e ministrave.

Rama shkruan se situata nga moti i keq dhe “kalendari i ngjeshur i influencerit” e pengoi gazetarin Fevziu që të merrej seriozisht me faktin që gënjeu shikuesit e tij, kur u tha se kishte 7 fakte për ministrat që linin “kaseta” me inspektime dhe ndërkohë ishin në udhëtime private.

Mesa kuptoj dëbora e kudondodhur dhe kalendari i ngjeshur i influencerit, e penguan Blendi Fevziun të merrej seriozisht me faktin që i gënjeu hapur shikuesit e tij besnikë, kur nga ekrani i Opinionit u tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj!”

Që kjo ishte një gënjeshtër e llojit shpifje, këtë nuk e mohoi dot as vetë Fevziu, duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë sajesë të hedhur nga dritarja e Opinionit në shtëpitë e shqiptarëve, bash kur një sërë ministrash ishin ditë e natë rrugëve gjatë vorbullës atmosferike të javëve të fundit.

Unë e dija që Fevziu gënjeu, siç e di kur gënjejnë – shumë më shumë dhe shumë më shpesh se sa ai – llazoret demokratikase të sallonit të tij ose daha më keq, konkurentet e tyre tek salloni i qimeve të opozitës apo le pastaj barisalifallinjtë e udhëheqjes demokratikase.

Por duke qenë se tek salloni i Fevzos shkoj edhe vetë, kur vjen ora e ndonjë debati me përfaqësuesin më të gëlltitshëm të çetës opozitare, e kam detyrim t’i bëj apel Fevziut që t’i kërkojë falje shikuesve të përbashkët dhe të mos fshihet pas analizave të motit, me hilenë që çudia tre ditë zgjat!

Shumica dërrmuese e atyre shikuesve nuk janë votuesit e mi, madje janë tifozë kundërshtarë, por ama ata janë edhe shikuesit e mi, të cilët Fevziu i keqtrajtoi brutalisht me atë shpifje plateale, ndërkohë që në ekranin e Opinionit ata janë në besën e tij. Dhe nëse Fevziu nuk i mbron dot nga shpifësit që fton aty në çdo debat politik, minimalisht nuk duhet t’i abuzojë edhe vetë apo jo?

Do thoni ju po se mos është e para herë dhe të drejtë keni, por ama ka një moment kur duhet ndaluar e kërkuar një falje, qoftë edhe njëherë të vetme, se ky avazi i bubullimave të shpifjeve e i gërrgërrimave të akuzave nga mëngjesi në mesnatë u bë pocaqi fare, e mbase Fevziu si një lider mediatik në mexhelisin e 700 tenxhereve e gjen tek vetja këtë forcë duke dhënë një shembull pozitiv…”, shkruan Rama.

Related Posts

URGENT – Serious Accident Creates Great Confusion! See More

The alert felt routine. The grief did not. What began as a bland notification about a “serious accident” quickly became a national wound, revealing how easily real…

Kristi i dedikon Selinës një këngë surprizë në BBVA – Një moment emocionues për të gjithë

Spektakli i sontëm i “Big Brother VIP Albania” solli një moment të paharrueshëm për banoren Selina, e cila u befasua nga një dedikim i veçantë. Kënga e…

Grimeri zbulon një sekret të Oltës

Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila ka fituar zemrat e publikut kosovar përmes paraqitjeve të saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar një sekret të…

Klodi bëhet bashkë me Benitën kundër Elijonës: S’po di qysh me dal (Video)

Çfarë ndodh kur dashuria përballet me dilema të vështira? Klodi, një nga personazhet më të njohur të ekranit, po përjeton një moment të vështirë në marrëdhënien e…

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *