“Thonë që të solli Sorosi…” – Nuk do e besoni si përgjigjet Ervin Salianji!

Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për lëvizjen e tij brenda Partisë Demokratike.

Analisti Indrit Vokshi, e ka pyetur Salianjin se kush e solli në PD dhe për aludimet se e ka sjellë Henri Çili dhe fondacioni Soros.

Salianji i mohoi, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me Soros dhe se ka qenë gjithmonë në PD, pasi aty ka milituar edhe familja e tij.

Indrit Vokshi: Salianji flet me doreza. Ju jeni aty, kam qenë dikur edhe unë dhe e kam dorëzuar kartën, shqetësimet e demokratëve kanë qenë këto, ka njerëz që shkojnë në zonat elektorale, hanë drekë, i fusin nja dy shishe verë dhe kthehen në Tiranë. Janë skualifikuar njerëz në PD për shkak të interesave klienteliste dhe lekëve. I thoni dot këto?

Kudo në botë, është e rëndësishme të thuhet kush po vjen, kush e solli. Për ty thonë të ka sjellë Henri Çili, Soros, etj. Ty kush të ka sjellë? Të solli Henri Cili me inkubator? Kush është ky personi që po na sfidon liderin e madh të demokraticë? Është e nevojshme ta dinë njerëzit.

Ervin Salianji: Në profesion mund të kesh kontrata dhe kontakte me fondacione, por kam zero lidhje, asnjëherë nuk kam patur lidhje me fondacionin Soros dhe Sorosin. Kam patur zero lidhje. Nuk më ka futur në PD asnjeri, as Henri. Pjesa tjetër ka një gjë, kam lindur në PD, familja ime ka qenë në PD, kam qenë në forume. Babai im ka qenë kryetar nën dege, në kryesi, unë kam lindur këtu, nuk kam ardhur nga Partia e Punës.

Ka njerëz që kanë qenë në Partinë e Punës. Unë nuk kam ikur asnjëherë nga PD. Nuk qëndrojnë këto.

Related Posts

URGENT – Serious Accident Creates Great Confusion! See More

The alert felt routine. The grief did not. What began as a bland notification about a “serious accident” quickly became a national wound, revealing how easily real…

Kristi i dedikon Selinës një këngë surprizë në BBVA – Një moment emocionues për të gjithë

Spektakli i sontëm i “Big Brother VIP Albania” solli një moment të paharrueshëm për banoren Selina, e cila u befasua nga një dedikim i veçantë. Kënga e…

Grimeri zbulon një sekret të Oltës

Aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila ka fituar zemrat e publikut kosovar përmes paraqitjeve të saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka zbuluar një sekret të…

Klodi bëhet bashkë me Benitën kundër Elijonës: S’po di qysh me dal (Video)

Çfarë ndodh kur dashuria përballet me dilema të vështira? Klodi, një nga personazhet më të njohur të ekranit, po përjeton një moment të vështirë në marrëdhënien e…

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *