Është zbardhur agjenda e mbledhjes së kryeministrit Rama me grupin parlamentar socialist.
“Top Channel” bën me dije se në takim do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e qeverisë “Rama III”.
Takimi do të zhvillohet këtë të premte më datë 16 Janar në orën 10:00. Fjalën hapëse do e ketë Kryeministri Rama që do pasohet nga fjala e Kryekuvendarit të Kuvendit Niko Peleshi e më pas të kryetarit të grupit parlamentar të PS Tauland Balla.