Louis Dupré (1789-1837) ka qenë një piktor francez i njohur veçanërisht për vepra që i përkasin orientalizmit.
Dy pikturat më poshtë, të ekspozuara në Francë titullohen “Bijtë e Aliut”.
Bëhet fjalë për fëmijët e Ali Pashë Tepelenës.
Siç dihet, “Luani i Janinës” pati tre djem. Katër ishin gratë që janë martuar zyrtarisht me Ali Pashë Telenën.
E para Emine Hanemi, vajza e pashait të Delvinës. E dyta, Katerina e Tepelenës, e treta Jorgjia, dhe në fund të jetës u martua me Vasiliqinë.
Ai ishte 73-vjeç, ajo ishte një 16-vjeçare nga Pleshevica e Filatit në Çamëri.