Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali së bashku me dërgatën shqiptare vizitonte Londrën për të lobuar mbi të ardhmen e kufijve shqiptarë.
Ismail Beu shkaktoi një kuriozitet të fortë pasi u pyet mbi mundësinë e një mbreti amerikan për Shqipërinë.
Sipas hulumtuesit të arkivave, Auron Tare, kjo më poshtë ishte përgjigja e tij:
Postimi:
Pas Shpalljes se Pavaresise, Ismail Qemali sebashku me dergaten shqiptare vizitonte Londren per te lobuar mbi te ardhmen e kufinjve shqiptare.
Te vendosur ne Hotelin e famshem te kohes Hotel Cecil, Ismail Beu shkaktoi nje kuriozitet te forte dipomatik kur u pyet nga nje korespondent amerikan mbi mundesine e nje Mbreti Amerikan per vendin e sapo shpallur te pavarur.
“Nese ish-Presidenti Rusvelt e kerkon Kuroren e Shqiperise, ne do ta vendosnim ate ne krye te listes se kandidateve. Une personalisht do te votoja per te. Rusvelt eshte nje nga njerëzit me te jashtezakonshem sot ne bote ne nje nivel shume me te larte se sa nje princ i zakonshem” – do te deklaronte Ismail Beu per korespondentet amerikane ne Londer.
Por si diplomat i sprovuar, me sa duket, per te mos krijuar tensione me diplomacine angleze, shtoi me buzeqeshje
“Une e konsideroj z.Rusvelt si nje njeri shume te afte por jo te pershtatshem per Shqiperine. Mund te sugjeroj se z.Asquith (Kryeministri i Britanise se Madhe) apo djalin e Pier Pont Morgan. Mund te ishin Mbreterit tanë, jane te gjithe burra te aftë. Por per ne, eshte ceshtje serioze dhe duhet kohe per t’u marre ne konsiderate”.
