RAMA: TE ZVOGELOHET NUMRI I DEPUTETEVE / JANE 140 te zvogelohet ne 100 …

Një reformë e re kushtetuese është në planet e mazhorancës socialiste përpara përfundimit të këtij mandati parlamentar. Kryeministri Edi Rama ka rihapur publikisht debatin për ndryshimin e Kushtetutës, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë nga 140 në 100.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se është e nevojshme ngritja e një grupi nismëtar që do të merret me hartimin dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, një Kuvend më i vogël do të ishte më funksional, ndërsa procesi kërkon kohë, ekspertizë dhe angazhim serioz institucional, pasi shkon përtej një reforme të thjeshtë zgjedhore.

“Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë. Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ambicia e mazhorancës është që deri në fund të mandatit të miratohet edhe reforma kushtetuese, paralelisht me përmbushjen e objektivave të integrimit europian, shkruan A2 CNN.

Rama u ndal edhe te rruga drejt Bashkimit Europian, duke e cilësuar vitin 2027 si afatin për mbylljen e negociatave. Ai kujtoi se 83 mandatet e fituara në zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një detyrim politik për të përmbushur premtimet, nga reformat institucionale deri te përmbushja e standardeve europiane, përfshirë mjedisin dhe sigurinë ushqimore.

Related Posts

Reagon ashpër Leonora Jakupi, ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, se sa më zë mua gjumi

Opinionistja Leonora Jakupi ka shprehur mendimin e saj të fortë në lidhje me situatën aktuale në shtëpinë e Big Brother, duke e kritikuar ashpër Dolces. Ajo ka…

Grimeja poshtron live keq Beniten, reagon menaxhmentit i saj, kërkon largimin e banores nga Big Brother VIP

Menaxhmenti i Benita Zenës ka bërë një reagim të fortë, duke kërkuar një veprim të menjëhershëm nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, pas një incidenti të…

Ish-banorja nxjerr fotot e Brikenës: Kjo “vajza e mirë” ia merte…

Brikena Selmani, ish-Miss Kosova dhe një nga banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania 5”, është vënë në shënjestër të sulmeve nga jashtë shtëpisë. Këtë…

Është lojë?, pas primes Limi dhe Alba shihen në përqafimin e njëri-tjetrit

Emocionet e forta që karakterizuan spektaklin “Prime” të natës së mbrëmshme në Big Brother VIP Kosova nuk u shuan me mbylljen e dritave të studios. Përkundrazi, ato…

Çka ndodhi mes Endrit dhe Benitës pas “Prime”-it? Lëvizjet në rrjetet sociale të dyshes ngrenë dyshime

Një moment i papritur ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit “Prime” në Big Brother VIP Kosova, ku Benita u befasua nga një vizitë speciale. Në studio…

“Niveli jot, këmbët përpjetë”- Keijsi nuk përmbahet ndaj Brikenës

Një moment që dukej krejt i pafajshëm në oborrin e shtëpisë, ku banorët po shijonin disa akullore, është shndërruar papritur në një arenë sherri mes Brikenës dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *