Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme.

Për shkak të thyerjes së përsëritur të rregullave, produksioni ka marrë një vendim drastik, duke dërguar automatikisht në televotim tre banorë: Inën, Keijsin dhe Erikun. Por, dinamika e vërtetë ndodhi kur në skenë doli liderja e shtëpisë, Brikena. Ajo kishte në dorë “Avantazhin e Shpëtimit”, ku mund të zgjidhte mes Inës dhe Stelinës për të shpëtuar njërën prej tyre nga rreziku.

Megjithatë, vendimi i saj i ka kapur të gjithë në befasi. Në vend që të përdorte këtë avantazh për të ndihmuar vajzat, Brikena bëri një kthesë të papritur duke zgjedhur të fusë edhe Mateon në televotim.

Kjo lëvizje është lexuar qartë nga banorët: mes Brikenës dhe Mateos nuk ka asnjë aleancë apo marrëdhënie preferenciale.

Vendimi i saj për të rrezikuar qëndrimin e tij në shtëpi ka hedhur poshtë çdo dyshim për mbrojtje të ndërsjellë, duke ndezur zyrtarisht një “luftë” të re mes tyre.

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Historia tronditëse e Stelinës: Babai u shndërrua në përbindëshin e jetës sime, tentoi të vrrasë mamin dhe motrën me th*kë

Në një nga momentet më të forta dhe më tronditëse të këtij sezoni, banorja Stelina ka ndarë për herë të parë publikisht një histori që ka lënë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *