Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar këtë të diel pasdite takimin e tij të radhës në Lezhë, ku gjatë fjalës së tij u ndal te sfidat e opozitës dhe humbjet e PD-së në zgjedhje.
Salianji nënvizoi nevojën për reflektim të brendshëm në PD dhe përballje me përgjegjësitë, duke kërkuar që partitë të rikthejnë besimin dhe energjinë e demokratëve për të përballuar sfidat politike të vendit.
“Lezha meriton respektin e të gjithë PD dhe Shqipërisë. Mirënjohje të thellë për strukturat e partisë në Lezhë e Kubrin për gjithçka kanë bërë për PD, për moralin e lartë që i kanë mbajtur kokën lart PD edhe në ditët më të vështira. Pavarësisht sakrificës së demokratëve dhe skandaleve të përditshme të qeverisë, ne jemi ende në opozitë. Kemi humbur apo na i kanë vjedhur zgjedhjet, për këtë duhet të flasim hapur. Kush e ka përgjegjësinë për vjedhjen e zgjedhjeve në mënyrë të përsëritur, kush e ka fajin për listat e PD, për humbjet që sfidojnë edhe matematikën në disa qarqe, kush e ka fajin që humbësat promovohen dhe demokratët që luftojnë dërgjen në opozitë. A mund të ne ecim përpara me këto kushte duke ditur kush është zgjidhja dhe çfarë do të ndodhë nëse nuk ndryshojmë kurs, nëse nuk vendosim parime, nëse nuk e çlirojmë potencialin e demokratëve, një potencial i jashtëzakonshëm.”-tha Salianji