Rama mori ftesë nga Trump, Spiropali tregon “rolin” që do ketë Shqipëria në…

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka sqaruar rëndësinë e ftesës së presidenti Amerikan ku Shqipëria është vend anëtar themelues i Bordit të Paqes.

Ky bord do të shërbejë si qeveri tranzitore për të qeverisur Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës, ndërsa Shqiperia në “Bordin e Paqes” ka statusin e anëtarit themelues.

“Presidenti i SHBA Donald Trump përmes një letre për kryeministrin, ka ftuar Shqipërinë për t’iu bashkuar një organizmi të ri ndërkombëtar në cilësinë e vendit anëtar themelues. Në krye duhet pranuar se kjo ftesë është një vlerësim i lartë, për rolin që Shqipëria ka marrë ndër vite në çështjet e paqes, në rajon dhe në gjirin e organizatave ndërkombëtare. Eta është dhe një vlerësim i drejtpërdrejtë për lidershimin e Ramës që është ftuar personalisht si anëtar i Bordit të Paqes. Ky lajm i mirë për Shqipërinë është pasur nga një lum marrëzish. Ndërkohë që Shqipëria ftohet si një bashkëthemeluese e në mekanizmi të ri ndërkombëtar që synon ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Rripin e Gazës, opinioni publik sulmohet nga brenda nga fantazi të kundërshtarëve të kësaj qeverie. Në Tiranë plas marazi e marrin dhenë lloj lloj tregimesh me miliarda dollarë që do paguajmë, me palestinezë që do të sjellim në Shqipëri.

Modeli ynë i jashtëzakonshëm i bashkësisë fetare janë vlerë e shtuar që Shqipëria do e çojë edhe në bordin e paqes me statusin e anëtarit themelues. Sipas statusit, anëtarët themelues kanë zë të barabartë dhe peshë reale në drejtimin strategjik. Kjo ftesë është përgjegjësi e lartë shtetërore. Kjo ftesë është e mjaftueshme për të zhbërë fabrikimet lidhur me qasjen e administratës Trump ndaj qeverisë tonë apo vetë kryeministrit, të cilat kulmuan me dezinformatat për vendimin e rishikimit të politikës të qëndrimit të lejeve të punës për gati gjysmën e endeve që SHBA kanë marrëdhënie diplomatike. Ata që u turrën ta helmojnë publikun se SHBA na vendosi në listën e zezë, e kanë marrë përgjigjen, as më shumë e as më pak, por direkt nga Trump që ka nënshkruar në letër se Shqipëria është partner i mrekullueshëm dhe Rama udhëheqës i respektuar botërisht”, tha Spiropali.”, tha Spiropali.

Related Posts

John Dillinger’s Death: How ‘Public Enemy No. 1’ Was Killed In A Hail Of Bullets

After a year of robbing banks, John Dillinger died on July 22, 1934, when federal agents shot and killed him as he left a movie in Chicago,…

Balla i drejtohet opozitës: Kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën, ejani në

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj, pavarësisht veprimeve të opozitës. Balla i…

Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të

Në intervistën e saj për emisionin “Aromë gruaje” në RTSH, Linda Rama ka bërë një skaner të hollësishëm të jetës publike në Shqipëri, duke analizuar raportin delikat…

Balla: Opozita s’mund të bllokojë reformat! Të zbatojmë

Në Konferencën e Kryetarëve, mbledhur ditën e sotme, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu drejtua opozitës duke i kërkuar të lënë pas përplasjet politike…

Kushtetuesja rrëzon vendimin e SPAK-ut për “arrestimin”, reagon Berisha: Ka pasoja…

Pas daljes së tij nga SPAK-u, Sali Berisha komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me “arrestin shtëpiak” ndaj tij, i shfuqizuar një vit më parë. Berisha…

“Sapo më njoftuan!”/ LAJM I FUNDIT. Rama reagon i trishtuar: Jam i tronditur thellë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet homologut të tij spanjoll, Pedro Sanchez pas aksidentit tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjë ku humbën jetën dhjetëra persona….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *