Si po ndryshon loja për Ramën dhe Berishën: analiza e Enkelejd Alibeajt

Në politikën shqiptare po fryn një erë që shpejt mund të kthehet në stuhi për të lëkundur themelet e një sistemi të kalbur 35-vjeçar. Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj flet për një lëvizje të re të Perëndimit përmes institucioneve të drejtësisë së re, e cila do të pastrojë politikën shqiptare nga uzurpuesit që e kanë sunduar vendin në korrupsion për 35 vjet. Alibeaj thotë se kjo është frymëmarrja e re që i duhet urgjentisht politikës dhe shoqërisë shqiptare.

Ai beson se mekanizmat klasikë të përdorur deri më tani nga Perëndimi për të ndikuar politikën shqiptare kanë dështuar. Paralajmërimet diplomatike, presioni politik, etiketimet publike, të gjitha kanë rrëshqitur mbi një klasë politike të mësuar të mbijetojë mes skandaleve dhe pazareve. Sot, thotë ai, loja ka ndryshuar. Investimi i drejtpërdrejtë te SPAK dhe BKH është arma e re. Dhe pastrimi do të vijë përmes drejtësisë.

Sipas Alibeajt, drejtësia e ka vënë tashmë në vështirësi Edi Ramën, por zhvillime të rëndësishme priten edhe në kampin tjetër, te opozita. Rama dhe Berisha, dy figurat që kanë dominuar politikën shqiptare për dekada, janë sot në shënjestrën e SPAK. Një përballje që nuk është më retorike, por konkrete, institucionale dhe e strukturuar.Në këtë panoramë, Alibeaj flet për një duopol politik që ka marrë peng Shqipërinë. Një binom pushteti që, ndonëse në dukje kundërshtar, ka bashkëjetuar përmes interesave politike, ekonomike dhe mediatike. Ai thekson se Sali Berisha ka gëzuar pushtet të jashtëzakonshëm jo vetëm politik, por edhe mediatik e ekonomik, njësoj si Edi Rama. Madje, sipas tij, në vitet më të vështira për Berishën, mbështetja kryesore ka ardhur pikërisht nga Rama, i cili e ka njohur dhe legjitimuar si drejtues opozite edhe kur Perëndimi e kishte shpallur “non grata”, duke i garantuar hapësira dhe ndikim ekonomik e mediatik. Fenomeni Berisha, sipas Alibeajt, nuk mund të kuptohet pa “dorën e ngrohtë” të Edi Ramës. Dhe kjo e vërtetë e hidhur po del gjithnjë e më qartë, ndërsa drejtësia shkon atje ku politika ka frikë të shkojë. Ndërkohë, zhvillime të tjera politike rëndojnë atmosferën: vendimi i Gjykatës Kushtetuese, seanca për imunitetin e Belinda Ballukut, zhurma e krijuar nga Rama rreth ftesës së Donald Trump, ndërsa drejtësia ecën përpara me një ritëm që politika nuk e kontrollon më.

Alibeaj sheh pozitive lëvizjen e Salianjit, duke e konsideruar si një shenjë se brenda së djathtës ka ende impulse reagimi. Por ai mbetet skeptik se Berisha mund të pranojë realisht ndonjë lëvizje të brendshme që cenon kontrollin e tij mbi partinë. Ai beson se ndërkombëtarët, përmes institucioneve të drejtësisë, do të çlirojnë politikën dhe shoqërinë shqiptare nga uzurpimi i gjatë i këtij binomi. Një proces që do të shoqërohet me lëvizje të forta në të dy kampet politike, me rikonfigurim forcash, me bashkimin e partive dhe lëvizjeve të djathta dhe me një përballje të drejtpërdrejtë me drejtësinë.

Related Posts

Kush ishte fajtori – prishet miqësia mes Londrimit, Klodit e Elijonës

Është shfaqur një klip në Prime të Big Brother VIP Kosova 4 për Klodian Mihajn, Elijona Binakajn e Londrim Mekajn. Duket se miqësia mes Klodit, Elijonës dhe…

Alba Pollozhani: Një vendim i papritur që ‘tronditi’ Big Brother VIP Kosova 4

Alba Pollozhani ka bërë një hap të papritur në Big Brother VIP Kosova 4, duke kërkuar për herë të dytë largimin nga shtëpia, një vendim që ka…

Xheneta Fetahu i reagon Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk është për ty

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka reaguar ashpër ndaj opinionistes Leonora Jakupi, duke e sfiduar atë për pozitat e saj në këtë edicion…

“PS deri në 2050 në pushtet”- Muharremi: Me këtë opozitë që kemi përballë, e kemi të sigurt

Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak i Partisë Socialiste, deklaroi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se Partia Socialiste do ta mbajë…

Bordi i Paqes, Zhupa: PD do votojë për nismën e Trumpit në Parlament

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit të pasdites” nga Pandi Gjata në A2CNN, deklaroi se opozita do ta votojë…

Përplasje para protestës. PD bllokon Parlamentin, PS kërcënon me vota

Kriza politike u rikthye që në seancën e parë plenare të vitit 2026, duke e shndërruar Kuvendin në arenë përplasjesh. Opozita bllokoi foltoren dhe e cilësoi provokim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *