Takimet e Salianjit, Berisha: Alimehmetin e prita në zyrë, i thashë…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës e gazetarët, foli sërish për takimin mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit.

Ai tha se takimet private nuk dëgjohen, ndërsa zbuloi se kishte pritur në zyrë Alihemetin dhe çfarë i kishte thënë.

Asnjë takim privat nuk më impresionon, absolutisht. Takimet private nuk dëgjohen. Ndërkohë do të dëgjohet çdo zë brenda forumeve, kjo është detyra ime. Ky është parimi për çdo forcë politike demokratike. Ata që zgjedhin private, bënë zgjedhjen e tyre.

Pas analizës ne shkojmë drejt kongresit zgjedhor. Po, ka mendime, e them këtu, të qartë që në PD duhet të ndahen funksionet dhe kjo do ndodhë. Por të gjitha këto do bëhen me vullnetin e anëtarësisë së PD.

Me vullnetin e demokratëve. Asgjë nga pozicione private. Ilir Alimehmetin e ka pritur, ka kërkuar takim dhe e kam pritur. Anëtari i kryesisë, Salianji nuk ka kërkuar. Alimehmeti nuk ka sjellë asnjë platformë, kemi bërë një bisedë dhe pak a shumë i kam thënë këto që po u them ju.

Ne kemi një statut, kemi një vullnet. Por një gjë ta dijë kushdo, për asnjë lloj qëndrimi, unë Edi Ramës nuk i jepja luksin, nuk i jepja material kundër raportit të OSBE/ODIHR. Atë nuk e bëja kurrë unë. Se unë dy premtime të thjeshta kam pasur.

Kam premtuar se do mbroj votën dhe ripërsërita për këtë, në kushte jo të lehta, 2001-shin, e mbrojta votën, ja ku i keni.

Por jo këtë, merr raportin. Ajo do ishte një tradhti ndaj demokratëve në qoftë se unë bëja atë që pretendohet. Nuk ishte një takim në grup, ishte një takim midis meje, Alimehmetit, e kërkoi vetë, kryekëshilltar i opozitës në Bashkinë e Tiranës dhe drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD.

Absolutisht unë pres, brenda orarit tim dhe mundësive të mia, pothuajse shumicën dërrmuese të atyre që kërkojnë takim.”, theksoi Berisha.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *