Kryeministri nuk ndalet! Rama tregon NDRYSHIMIN E MADH në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”.

Kreu i qeverisë foli për projektet që do të zbatohen, ndërsa u shpreh se Shqipëria është bërë referimi në arkitekturën bashkëkohore.

Rama tha se në vendin tonë do të ndërtohen Bibloteka e re Kombëtare, stadium i ri i përmasave europiane, zyra të reja për administratën, si dhe Pallatin e ri të Sporteve.

“Ne arritëm të vendosim një projekt tjetër në radhën e këtyre projekteve që janë tanimë në një fazë të avancuar dhe një pjesë e tyre janë gati të marrin lejen e zhvillimit dhe për të filluar nga puna. Falë këtij procesi do të kemi një stadium të ri të përmasave europiane, një tjetër vepër arkitektonike të re, Bibliotekën Kombëtare, një mjedis i shumënevojshëm prej vitesh, si dhe një tjetër vepër të spikatur në historinë jo thjesht të vendit tonë, por të arkitekturës bashkëkohore. Do të kemi po ashtu një kompleks të ri zyrash për administratën dhe një numër të konsiderueshëm institucionesh. Do të kemi Pallatin e ri të Sportit, një vepër mbresëlënëse që në projekt mori mbështetjen e jurisë, si dhe një sërë veprash të tjera me interes të madh publik. I hapim rrugën dy drejtimeve të reja për krijimin e kushteve për fëmijët që janë në duart e solidariteti, jetimët dhe për korpusin e ri të inspektorateve. Dua të falënderoj kryeinspektorin që për 10 vite rresht drejtoi një institucion që lindi nga hiçi dhe sot është gati të bëjë një ‘hop’ tjetër. Ndërkohë që Shqipëria është bërë pikë referimi në arkitekturën bashkëkohore, Shqipëria është njëkohësisht edhe një universitet i hapur që u jep mundësi arkitektëve të rinj shqiptar, që përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të marrin dije”, u shpreh Rama.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *