Çfarë sjell moti deri në fillim të shkurtit? Meteorologia Gjoni tregon çfarë pritet…

Pas një janari relativisht të lagësht, reshjet janë kthyer sërish në pjesën më të madhe të vendit dhe sipas parashikimeve, nuk kanë ndërmend të ndalen edhe për pak ditë.

Meteorologia Anila Gjoni dha detaje për situatën e motit në ditët në vijim, duke sqaruar se reshjet do të vazhdojnë, por pa shkaktuar probleme serioze,si përmbytje apo dalje të lumenjve nga shtrati.

Sipas Gjonit, gjatë pasdites së sotme reshjet do të prekin gjithë territorin, por në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ato do të intensifikohen dhe do të jenë të një intensiteti mesatare deri ne mesnaten e së premtes.

Temperaturat mbeten relativisht të larta për këtë periudhë, veçanërisht në zonat e ulëta. Të premten, temperaturat minimale pritet të jenë rreth 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të shkojnë deri në 13. Në zonat malore, termometri do të zbresë në 2 gradë Celcius në mëngjes dhe do të ngjitet deri në 8 gradë Celcius gjatë ditës.

E shtuna do të sjellë një rënie të lehtë temperaturash dhe një qetësim të reshjeve, por ato do të rikthehen sërish pas datës 1 shkurt.

Megjithatë, sipas Gjonit, nuk pritet ndonjë situatë problematike: “Reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Nuk presim përmbytje, dalje lumenjsh nga shtrati apo ndonjë emergjencë të ngjashme”.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *