DOKUMENTI/ Si u propozua në 1918 që Shqipëria të shpallej Republikë nën mbikqyrjen e SHBA

Në nëntor të vitit 1918, në kulmin e perfundimit të Luftës së Parë Botërore, në
SHBA u botua një tekst që sot duket i
pabesueshem.

Në revisten The Christian Work, William Willard Howard, Sekretar i Fondit të Ndihmes per Ballkanin, propozoi qe Shaperia te shpallej Republike nën drejtimin dhe mbikegyrjen e Shteteve të Bashkuara per 25 vjet.

Artikulli iu dërgua Presidentit Woodrow Wilson nga kryeredaktori Frederick Lynch, si një thirrje per veprim në emër të një populli që, sipas autorit, ishte shkatërruar nga lufterat, pushtimet dhe uria.

Howard e përshkruan Shgipërinë si një vend te rrënuar nga dhuna e ushtrive serbe, greke dhe austro hungareze, me qindra fshatra të shkaterruar dhe një popullsi të rraskapitur nga uria.
Ai flet për një tokë që kishte humbur gjithcka, por që ende mbante gjallë krenarinë dhe identitetin e vet kombëtar.
Në këtë kontekst, ai paraqet një plan radikal: Shqiperia të bëhej një republikë e modeluar sipas sistemit amerikan, me një qeveri vendase, por nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të SHBA.

DOKUMENTI/ Si u propozua në 1918 që Shqipëria të shpallej

Sipas tij, Amerika ishte e vetmja fuqi që mund ta bënte këtë pa interesa koloniale, sepse kishte hyrë në luftë
“për parime dhe jo për territore”.

Një pjesë qendrore e vizionit te tij ishte diaspora shgiptare në SHBA, të cilën ai e konsideronte bërthamën e Shqiperisë së re.

Ai shpalos një vizion të qartë për ringritjen ekonomike: rrugë, bujqësi moderne, fabrika, shfrytëzim burimesh natyrore, energji nga ujërat malore dhe industri per eksport.

Në thelb, Shqipëria shihej si një vend me potencial të madh, por që, sipas tij, kishte nevojë per “dorë të fortë” dhe drejtim perëndimor per të dalë nga prapambetja.

Sot, gjuha e këtij dokumenti tingëllon thellesisht kolonialiste dhe paternaliste.
Shgiptarët pershkruhen si të mbetur në
Mesjetë dhe elitat vendase si të paafta.

Megjithatë, teksti mbetet një dëshmi e rrallë historike qe tregon se sa afer ishte Shqipëria një rruge krejt tjetër politike dhe gjeopolitike.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *