Edi Rama ka firmosur ndryshime të rëndësishme në stafin për mediat në institucionin e Kryeministrisë.

Bëhet me dije se gazetarja, Jonida Shehu është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri. Emërimi i saj u prezantua këtë të hënë në mbledhjen e grupit të PS-së që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit.
Jonida Shehu njihet si gazetare korrekte dhe profesioniste ku për shumë vite ishte pjesë e Top Channel